Italia do të organizojë nesër pasdite një takim të ministrave të Shëndetësisë të vendeve kufitare me gadishullin, për të përcaktuar linjat e përbashkëta të veprimit përballë epidemisë së koronavirusit, njoftoi sot në një deklaratë Mbrojtja Civile Italiane.
“Qeveria italiane ka propozuar një takim me ministrat e Shëndetësisë të vendeve kufitare. Qëllimi është të arrijmë të përcaktojmë linjat e përbashkëta të veprimit”, sipas njoftimit për shtyp i publikuar pas një takimi, në të cilin mori pjesë kryeministri Giuseppe Conte, ministri i Jashtëm Luigi Di Maio dhe kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, si dhe presidentët e rajoneve më të prekura.
Një shpërthim i papritur, që nga e premtja, e rasteve të infektimit me koronavirusin e ri, e ka bërë Italinë vendin më të prekur në Europë dhe të tretin në botë pas Koresë së Jugut dhe Kinës. (Atsh)