Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Korçë, banorët dëshmojnë krimin e vitit 2012 (VIDEO)

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Korçë, banorët dëshmojnë krimin e vitit 2012 (VIDEO)

Më 27 Tetor 2012, në Vloçisht të Korçës, u vra në lokal shtetasi 58-vjeçar, Ethem Hëna. Djali i tij Erion Hëna, denoncon në emisionin “STOP” mungesën e hetimit dhe lënien të lirë të autorit të vrasjes, Edison Kodralli. Prokurori i çështjes, Hysen Kulla, pasi e kishte burgosur Kodralliun, e liroi me “detyrim paraqitje” pas 3 muajsh. Veç anëve të errëta të hetimit të kësaj çështjeje, emisioni “STOP” sjell dëshmi ekskluzive me audio të banorëve të fshatit, që kanë parë natën e krimit vrasësin e liruar nga drejtësia.

“Isha në gjumë, më vjen një banor i fshatit dhe më thotë hajde se babain nuk e ke mirë. Marr makinën, shkoj urgjent, shikoj babin shtrirë dhe i hutuar mundohem ta ngrej, e marr e fus në makinë, më ndihmon dhe ky bashkëfshatari që më tha. E kam marrë dhe ecja me shpejtësi për ta çuar në spitalin e urgjencës së Korçës. E kam lënë në spital dhe kam marrë vesh pas gjysëm ore që babain e kishin vrarë me armë zjarri.”

Avokati Arben Llangozi shprehet se janë shoqëruar në polici rreth 60 persona si të dyshuar për vrasjen e Ethem Hënas, por i dyshuari kryesor  është Edison Kodralli.

Në akt ekspertimin numër 10147, të datës 30.10.2012, u arritën disa konkluzione, në njërën prej të cilave thuhet se në bluzën blu, objekti i parë i ekspertimit për shtetasin Edison Kodralli, u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilët janë të pranishëm edhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, më datë 03.11.2012, me gjyqtaren Artjola Kristo, është vendosur  të vlerësohet si i ligjshëm ndalimi i shtetasit Edison Safet Kodralli dhe caktoi si masë sigurimi atë të arrestit me burg, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Avokati thotë se Gjykata e Apelit Korçë e ka vlerësuar po ashtu të ligjshëm vendimin e Gjykatës së Shkallës Së Parë, atë të arrestit me burg për Edison Kodralliun.

“Edisoni u arrestua dhe të gjithë, opinioni publik dhe ne si familje, e kuptuam që doli rasti, mirëpo s’ndodhi kështu. Edisoni qëndroi rreth 3 muaj në burg dhe përsëri u la i lirë. Atëherë më ndodhi vrasja e dytë e babait tim.”

Arben Llangozi tregon se më datë 01.02.2013 prokurori Hysen Kulla i ka kërkuar gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit të Edisoni Kodralliut nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Por nuk ka patur asnjë provë të re, e cila mund të zbusë masën e sigurimit për këtë shtetas.

“Prokuroria me të njëjtin akt ekspertimi që ka kërkuar arrest me burg, ka kërkuar zëvendësimin e masës në detyrim paraqitje. Kjo konstatohet dhe nga gjykata , e cila ka përsëritur disa herë që janë kundër kësaj kërkese të bërë nga prokuroria dhe shprehet se i dyshuari kryesor është ky person. Por çuditërisht edhe gjykata, në rastin konkret Artjola Kristo, ka vendosur pranimin e kërkesës në mënyrë abuzive.”

Avokati shprehet se dëshmitë e 60 personave mungojnë në dosjen e sigurimit të arrestit me burgim të Edison Kodralliut, por ekzistojnë vetëm tre dëshmi të personave të afërm të tij. Gjithashtu shton se këqyrja e telefonit të Edisonit është një faktor kyç në vërtetimin e ngjarjes, por ajo nuk është bërë kurrë ose të paktën nuk është dorëzuar në gjykatë. Mungesa e provës kryesore shton dyshimet për këtë çështje.

Emisioni “STOP” hedh dritë mbi këtë ngjarje duke siguruar regjistrime audio nga dy dëshmitarë.

Dëshmitari 1 – Unë dyshova nga dëshmia tënde. Ay tha: më nëntë e gjysëm vajta në shpi.

Djali i viktimës – Po bre…! Kshu ka thënë në polici.

Dëshmitari 1 – Unë e pashë në dymëdhjetë e një çerek – dymbëdhjetë e njëzet ka qënë, e pashë që i kërkonte leka tit eti. Policia tha 10 meleon, 10 meleon leka tha, kush e gjen tha, na jepni një dëshmi të rregullt tha . Mirëpo unë s’dua të hyj në hasmërira me njerëzit se i kam inat këto gjëra. Unë po ta them ty ta dish si djalë që je. Ama i futa në dijeni i thashë, ay që ka lojtur kumar, ay e ka bërë këtë gjë. Se ay përderisa s’ka qënë në hasmërira, ia shpjegova shumë mirë.

Djali i viktimës – Debatuan shumë kështu? Apo vetëm kaq, sa i thoshte ay: nëmi nëmi?

Dëshmitari 1 – Po debatuan. Ay i kërkonte leka me ngulm, po jo që të zireshin.

Lashë 2 meleonë leka. Këtë e dëgjova që lashë 2 meleon leka. Dhe i tha yt atë që unë të dhashë leka, tashi çfarë do të bëjnë 50 mijë leka, këtë e dëgjova. O Roni! Unë nuk dua as leka, asgjë nga ty, unë po të ndihmoj si shok sepse ti ke ngrënë bukë me byrazerin tim dhe unë s’kam frikë nga asnjëri. Unë po të jap dëshmi shumë të forta dhe jam i sigurtë që e ka bërë ay.

Dëshmitari 2 – Për këtë ka dëshmitarë që e kanë parë dhe nuk dalin se kanë frikë. E di këtë ti?

Avokati – Ka dëshmitarë që e kanë parë?

Dëshmitari 2 – Live… live…

Djali i viktimës – E bre unë të thashë që i di gjithë fshati. Ky më ndihmovi, që më tha ore unë e pashë që debatonte në orën dymbëdhjetë e gjysëm.

Dëshmitari 1 – Është gjë me zarar kjo, se le kalamanjtë hasmëri gjithë jetën.

 

Erion Hëna takon ish-shefin e krimeve në Korçë, i cili ka ndjekur çështjen e vrasjes së të atit, Ethem Hëna. 

Djali i viktimës – Kur erdhe ti për të shtatat e babait, më the e gjetëm vrasësin.

Ish-shefi i krimeve Korçë – Kush tha? Po ne e gjetëm dhe e arrestuam. E gjetëm, e arrestuam, u bë. S’isha vetëm unë atje.

Djali i viktimës – Ore, unë të them, si, si, si …

Ish-shefi i krimeve – Vrasësi u arrestua, u punua shumë për këtë…

Djali i viktimës – Mua Nardi më tha, mos kërko tjetër Erion, tha. Ai e ka bërë dhe pikë.

Ish-shefi i krimeve – Po kush mund të thotë që s’e ka bërë ai… Kush mund të thotë…

Erion Hëna shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë që shpirti i të atit të prehet në paqe. TV KLAN

Tags: banoretErion Hënakorcevrasja

TË LIDHURA

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup
Aktualitet

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë
Aktualitet

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Next Post
SONDAZHI NË RANG KOMBËTAR/ Kryeson PS, ndiqet nga PD, LSI dhe LIBRA

SONDAZHI NË RANG KOMBËTAR/ Kryeson PS, ndiqet nga PD, LSI dhe LIBRA

SONDAZHI/ Ja kush do i fitojë zgjedhjet pavarësisht preferencave të shqiptarëve

SONDAZHI/ Ja kush do i fitojë zgjedhjet pavarësisht preferencave të shqiptarëve

Sondazhi i IPR Marketing: PDIU nuk arrin as 2 %; Idrizi: Nuk përkon me realitetin. Kaq votues i kam vetëm në hapjen e fushatës elektorale

Sondazhi i IPR Marketing: PDIU nuk arrin as 2 %; Idrizi: Nuk përkon me realitetin. Kaq votues i kam vetëm në hapjen e fushatës elektorale







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com