Regjistrohen sërish dridhje tërmeti në Korçë. Raportohet se pak minuta më parë, në këtë qytet është ndjerë një lëkundje tjetër prej 4.1 ballësh, i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë zona e Arrëzës, ndërsa mësohet se lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda duke shkaktuar mjaft panik te banorët e zonës.
Këto lëkundje sizmike vijojnë pas mbrëmjes së kaluar, kur u shënuan dridhjet e para të tokës të cilat vazhdojnë edhe në ditën e sotme.
Kujtojmë se qyteti i Korçës është goditur edhe herë tjera nga tërmetet, në fillim të këtij muaji. Shumë banorë të fshatit Finiq, por jo vetëm u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre si pasojë e dëmtimeve që ndërtesat kishin marrë, nga dridhjet e vazhdueshme të tokës.