Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kopshti zoologjik pa kafshë/Prindërit: Dhe ato që janë po traumatizojnë fëmijët

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Kopshti zoologjik pa kafshë/Prindërit: Dhe ato që janë po traumatizojnë fëmijët

Nga Anxhela Ferra

I krijuar në 1966, kopshti zoologjik është i vetmi në Tiranë, por më shumë se një kopsht ngjason me një park, pasi kafshët të cilat ndodhen këtu janë të pakta.

Rijetëzimi i Kopshtit Botanik dhe Zoologjik  ka qenë një prej pikave më të forta të kryebashkiakut Erion Veliaj, në vitin 2015, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës. Ai premtoi se këtë hapësirë do ta kthente nga një kopsht të trishtë, në një kopsht me standarde evropiane. Sipas Veliajt, numri i kafshëve do të rritet dhe ato nuk do të mbyllen më në kafaze, por do të qëndrojnë në mjedise të hapura të ngjashme me habitatin e tyre natyror.

Edhe pse jemi pranë përfundimit të mandatit, në kopshtin zoologjik gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë. Madje sipas vizitorëve kafshët sa vijnë edhe pakësohen.

“Çfarë ta vizitosh këtë, vetëm dy kafshë janë. Nuk ke çfarë t’i tregosh fëmijëve. Është copë-copë, gjendje skandaloze gjynah. Kaq kafshë i sheh edhe nëpër Tiranë.

Fëmijët duan të shohin kafshë të ndryshme, që ndoshta edhe nuk i njohin. Çfarë ka këtu?! Dy ujqër, një ari, edhe ato ishin duke ngordhur. Më shumë traumatizohen fëmijët kur i shohin kështu në këtë gjendje.

Kështu ka qenë ky kopshti gjithmonë, skandaloz. Këtu ka nevojë t’i vihet kazma të gjithë vendit, që të bëhet nga fillimi.”

“Kafshët shumë të lodhura, krahasuar me gjithë kopshtet e tjera jashtë shtetit. Përveç ariut që i duket interesante fëmijëve, nuk ka larmishmëri. Kafazi brenda nuk kishte fare kafshë, vetëm tre ishin. Gjithë ky park i madh është gjynah që nuk ka më shumë kafshë.”

Fëmijët shprehen për Tirana Today se do të donin të kishte më shumë kafshë. Si edhe të kishte emërtime për kafshët, se çfarë janë, pasi ndonjëherë është e vështirë t’i identifikosh.

Sipas administratorëve të kopshtit zoologjik, ende nuk ka një datë të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, se kur do të fillojnë punimet për rijetëzimin e kësaj hapësire. TIRANA TODAY

 

Tags: femijetkopshti zoologjikpa kafshëPrindërittiranetraumatizohen

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Rasti i “Xhisielës”/Kryemadhi: Deputetët gangsterë të Ramës po… (Video)

Rasti i “Xhisielës”/Kryemadhi: Deputetët gangsterë të Ramës po... (Video)

Daçiç i hedh benzinë zjarrit: Serbia përfiton nga korrigjimi i kufijve

Daçiç i hedh benzinë zjarrit: Serbia përfiton nga korrigjimi i kufijve

Baze u përvishet gazetarëve: Kafshëri! Morën në intervistë vajzën që e mbante peng mafia!

Baze u përvishet gazetarëve: Kafshëri! Morën në intervistë vajzën që e mbante peng mafia!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com