Teksa në vend është rritur numri i personave të konfirmuar pozitivë nga Covid -19, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer në 24 orët e fundit 1321 inspektime në terren, duke pezulluar 8 aktivitete/shërbime, ndërsa është vendosur një gjobë në vlerën 100. 000 lekë për një subjekt.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kushtet e rritjes së infektimeve, ka kërkuar nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit social, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara.
Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.