Armenia dhe Azerbajxhani vijojnë të hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës, duke refuzuar presionin për të zhvilluar bisedime paqësore.
Presidenti Azerbajxhanait, Ilham Aliyev, duke folur për televizionin shtetëror rus, përjashtoi prerazi çdo mundësi bisedimesh. Kryeministri armen Nikoll Pashinyan i tha të njëjtit kanal se nuk mund të ketë negociata ndërsa luftimet vazhdojnë.
Karabaku është një rajon i shkëputur brenda Azerbajxhanit që kontrollohet nga armenët etnikë dhe mbështetet nga Armenia. Ajo u shkëput nga Azerbajxhani në një luftë gjatë viteve 1990 por nuk njihet nga asnjë vend si republikë e pavarur.
Rreth 100 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e konfliktit mes dy vendeve, i cili rrezikon të përshkallëzohet në një luftë të gjithanshme.