Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Konflikt që mund të përfundonte me 3 viktima”, policia arreston 36-vjeçarin

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Konflikt që mund të përfundonte me 3 viktima”, policia arreston 36-vjeçarin

Policia njofton se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale e cila mund të përfundonte në vrasje të trefishtë.

Në pranga ka përfunduar një 36-vjeçar, të cilit iu gjet e sekuestrua edhe arma e zjarrit tip automatik.

“Finalizohet me sukses nga policia operacioni i koduar “Parandalimi”.

Operacioni nga DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe FNSH Fier, për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti që mund të çonte në vrasje të trefishtë me armë zjarri.

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, të cilit iu gjet e sekuestrua edhe arma e zjarrit tip automatik.

Arrestohet gjithashtu edhe një 59-vjeçar, pasi përkrahu autorin e ngjarjes duke e fshehur atë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe me mbështetjen e FNSH-Fier, pas marrjes së informacionit mbrëmjen e djeshme se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri kallashnikov në qytet dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të trefishtë, menjëherë organizuan punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Përgjatë natës dhe paradites së sotme, është rrethuar zona dhe janë zhvilluar dhjetra kontrolle në ambiente, në rrugë, në automjete me pika kontrolli, në banesa të braktisura, në disa banesa të të afërmëve të personit të dyshuar, pasi personi i dyshuar në momentin që ka parë që po afrohehsin shërbimet e policisë ka mundur të largohet në rrugët e brendshme të lagjeve të qytetit duke përfituar dhe nga errësira.

Falë kontrolleve të shumta, krehjes së zonës dhe shërbimeve grackë, mesditën e sotme u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit I. P., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” shtetasi A. M., 59 vjeç, pasi kishte fshehur gjatë natës në banesën e tij shtetasin I. P.

Po gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestori edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I. P., 36 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori”, me shtetasit L. P., 30 vjeç; K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në Fier, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, falënderon qyetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar te Policia për të denoncuar raste të tilla të cilat çojnë në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe fton sërisht ata që të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë, pasi Policia është e bindur se me bashkëpunimin dhe besimin e qytetarëve, krijohet një ambient më i sigurt për të gjithë shoqërinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tags: konfliktpoliciaviktima

TË LIDHURA

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji
Aktualitet

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin
Aktualitet

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Media greke: “Kontratë vdekjeje” për Jani Aliajt në burgun e Korydallos
Aktualitet

Media greke: “Kontratë vdekjeje” për Jani Aliajt në burgun e Korydallos

20:05 | 19/01/2026
Next Post
Gjendet një person i mbytur në Durrës

Gjendet një person i mbytur në Durrës

Konsulli shqiptar në Janinë: Po negociojmë që të hapet kufiri edhe natën

Konsulli shqiptar në Janinë: Po negociojmë që të hapet kufiri edhe natën

Pandemia/ Dalin shifrat, ja sa të dënuar janë të infektuar në Shqipëri

Pandemia/ Dalin shifrat, ja sa të dënuar janë të infektuar në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?
Showbizz

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

by mirseda
21:26 | 19/01/2026
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, por këtë herë jo...

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

20:08 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com