Elbasan/ Konflikt fizik mes Luciano Bocit dhe biznesmenit Gjergj Luca

Disa ditë pas përplasjeve mes simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Ditën e Verës, Elbasani është kthyer në ”arenë lufte”, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është konfliktuar fizikisht me biznesmenin e njohur, Gjergj Luca.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali por ende nuk bëhen të ditura shkaqet.

Boçi ka zhvilluar një takim elektoral në zonë dhe nuk dihet se si është konfliktuar me biznesmenin Luca.