Kandidati i PD, Luçiano Boçi: Gjergj Luca më ka kërcënuar me jetë

Kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi ka sqaruar konfliktin fizik që pati ditën e sotme me biznesmenin Gjergj Luca.

Sipas Boçit, ishte biznesmeni ai i cili iu afrua duke e ofenduar, e më pas situata agravoi deri në përplasje fizike.

Boçi shtoi se Luca e ka kërcënuar për jetën, ndaj ka bërë dhe denoncim drejt organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat që duhen.

Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, tha Boçi për ‘Abcnews’.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët.