Së fundmi është konfirmuar në detyrë prokurorja Anita Jella.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupë gjyqësore Xhensila Pine, Etleva Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, e cila është njëherazi edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002.
Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007, shkruan “balkanweb”.
Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh.
Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.