Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Konfirmohen 2 raste të reja me koronavirus në Kosovë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Konfirmohen 2 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 88 numrin total të të infektuarve.

Në një komunikatë për qytetarët, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës deklaroi se dy rastet pozitive janë kontakte të pacientëve të tjerë të konfirmuar.

Siç thuhet në njoftim, njëri nga të prekurit është me vendbanim në Gjakovë ndërsa tjetri në Prishtinë.

Njoftimi i IKSHPK:

Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (108) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e 88 raste kanë rezultuar pozitive, me një 1 rast t ë vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 27.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 19.151 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.481, Vërmicë 5.149, Jarinje 1.536, Dheu i Bardhë 1.027, Hani i Elezit 2.892, Kullë 1.208, Qafë Morinë 47, Bërnjak 538, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 585.000 raste të COVID-19 dhe 26.844 raste të vdekjes. Numri më madh i ra steve raportohet nga SHBA (96.968), Italia (86.5498), Kina (81.340), Spanjë (64.059), Gjermani (49.344), Irani (32.332), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (14.543), Zvicër (12.928), Holandë (8.603), Austria (7.610), Belgjikë (7.284), Turqi (5.698), Greqi (966), Slloveni (632), Kroaci (586), Serbi (528), Maqedoni e veriut (219), Shqipëri (186) dhe Mali i Zi (75).

Deri me 27 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (9.134), Spanjë (4.934), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (759), Holandë (546), Gjermani (321), Belgjikë (289), Zvicër (231), Turqi (92), Austri (58), Danimarkë (52), Greqi (28), Poloni (16), Luksemburg (15), Hungari (10), Slloveni (9), Serbi (8), Shqipëri (8), Bullgari (3), Maqedoni e veriut (3), Kroaci (3) dhe Mali i Zi (1).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kërkon që të qëndroni në shtëpi, pasi kjo ua shpëton jetën! Po ashtu, duhet të mbani distancë sociale për 2 metra!

“Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

 

 

Tags: infektuarkoronaviruskosove

TË LIDHURA

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar
Rajoni

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

10:47 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji
Rajoni

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

14:24 | 14/10/2025
Next Post
Rëndohet bilanci në SHBA/Mbi 100 mijë të infektuar nga koronavirusi

Rëndohet bilanci në SHBA/Mbi 100 mijë të infektuar nga koronavirusi

Shënohet viktima e nëntë nga koronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e nëntë nga koronavirusi në Shqipëri

Taksa ndaj Serbisë/Kurti reagon pas deklaratave të Grenell

Taksa ndaj Serbisë/Kurti reagon pas deklaratave të Grenell







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Kosovë/ Automjetet në rrugët e Mitrovicës, policia: FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri
Kosovo

Kosovë/ Automjetet në rrugët e Mitrovicës, policia: FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri

by mirseda
15:03 | 16/10/2025
0

FSK - e cila duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë për të lëvizur...

Kallas: Plani i BE-së për mbrojtje nga dronët plotëson NATO-n

Kallas: Plani i BE-së për mbrojtje nga dronët plotëson NATO-n

14:56 | 16/10/2025
SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

14:34 | 16/10/2025
Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir

Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir

14:31 | 16/10/2025
Rusia sulmon infrastrukturën e gazit në Ukrainë

Rusia sulmon infrastrukturën e gazit në Ukrainë

14:16 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com