Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi këtë vit Qipron në Eurovizion, u përfol mjaft në media së fundmi për shkak të origjinës së saj shqiptare, të cilën para disa kohësh e kishte mohuar.Në deklarata të ndryshme ajo u shpreh krenare që vinte nga Shqipëria dhe në një postim në profilin e saj në Instagram ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë në Tiranë për të mbajtur një koncert madhështor.
Eleni ka lançuar turin e saj muzikor dhe mes vendeve ku do të performojë, ka vendosur që datën 25 korrik t’ja kushtojë Tiranës, për të mbajtur një koncert madhështor i cili me siguri do të ndezë kryeqytetin.