Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën

Nga: Mentor Kikia

Padyshim që sot reflektimet dhe fotot e kohës që tregojnë rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha do të sundojnë diskutimin publik. Por unë doja që plot 30 vjet më pas, ta shikoja pak ndryshe rrëzimin e diktaturës dhe heroizimin tonë atë kohë.

Si fillim: A e rrëzuam ne diktaturën, apo ajo ra vetë dhe na ftoi ti jepnim një dorë?
Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që u çlirua nga komunizmi. Në Shqipëri ai ra pasi rumunët e kishin pushkatuar çiftin presidencial, e i kishin tërhequr zvarrë. Komunizmi ra, në kohën kur nuk mund të mbahej më, pasi ekonomia kishte falimentuar tërësisht.

Komunizmi iku pa shkrehur asnjë pushkë dhe më shumë dhunë është përdorur në protestat e vitit 2019 se në ato të 1990-1991. Pa llogaritur 1997, kuptohet. Komunizmi më i egër në Europë u dorëzua, sepse falimentoi si kauz dhe filozofi ndërkombëtarisht. Jo më kot në krye të “revolucionit” nuk ishte një disident, por një komunist dhe disa pinjollë të regjimit.

Megjithatë kjo nuk zbeh rolin e studentëve dhe të atij revolucioni që e përshpejtoi këtë rënie. Unë doja ta shikoja në një tjetër kënd edhe “heroizmin e forcave demokratike”. Heroizëm, më shumë se sa të shembësh një diktaturë, pavarësisht forcës së saj, është të mos lejosh më të të hipin në qafë diktatorë të tjerë. Ne komunizmin e shembëm, apo i dhamë një dorë të bjerë, vetëm si qeverisje dhe sistem politik.

Por nuk e larguam si filozofi politike, as si mentalitet. Ne lejuam dhe mbështetëm të na qeverisin njerëz me tipare të forta autoritariste, votuam që të nesërmen, sërish ish zyrtarë e funksionarë të regjimit komunist. Pranuam një metamorfozë të sistemit nga të njëjtët njerëz dhe procesi që na mundoi më shumë ishte të hapnim dosjet e Sigurimit për të parë kush kishte shkaktuar viktima të pafajshme.

Ne nuk ndëshkuam as krimet as kriminelët, ndaj dhe sot 30 vjet pas rënies së atij busti, në tërhiqemi ende zvarrë si popull, duke u lutur që qeveria e ardhshme të jetë më e mirë se ajo që është, edhe pse na del gjithmonë e kundërta. Nuk mendoj se ka shumë arsye për të qenë të ngazëllyer sot për 20 shkurtin!

Tags: bustienver hoxhamentor kikia

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Pompeo diskuton rreth shqetësimeve mbi sigurinë që paraqet Irani

Pompeo diskuton rreth shqetësimeve mbi sigurinë që paraqet Irani

1.15 miliard euro/ Spaho: Borxhi është borxh, rindërtimin e paguajnë qytetarët

1.15 miliard euro/ Spaho: Borxhi është borxh, rindërtimin e paguajnë qytetarët

“S’keni parë gjë akoma”, Meta trondet sërish! Ja çfarë do ndodhë sot

"S'keni parë gjë akoma", Meta trondet sërish! Ja çfarë do ndodhë sot







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com