Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Komshiq: Protestat në Beograd kanë të bëjnë me Kosovën

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Komshiq: Protestat në Beograd kanë të bëjnë me Kosovën

E ardhmja e Ballkanit është në BE dhe protestat në Beograd nuk kanë të bëjnë me Coronën, por me Kosovën, thotë për DW Zhelko Komshiq, anëtar i Presidiumit treanëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës.

Anëtari i sapozgjedhur kroat i Presidiumit treanëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, tha në një intervistë për DW se “e ardhmja e Bosnjë-Hercegovinës është në BE dhe NATO. Sipas 54-vjeçarit “kjo është e vetmja zgjidhje racionale, jo vetëm për Bosnjë-Hercegovinën, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja nuk duhet ta humbasë mundësinë strategjike

Komshiq nuk pret shumë nga Evropa, sepse “BE-ja duket qartazi se ka probleme të mëdha me vetveten.” Po ai mendon se BE-ja nuk duhet ta humbasë mundësinë e rëndësishme strategjike për ta integruar sa më shpejt të gjithë rajonin në Evropën e bashkuar, sepse nëse BE-ja nuk e bën këtë ajo lë një hapësirë ​​boshe dhe kam frikë se kjo do të rrisë ndikimin e Lindjes dhe Juglindjes [të Rusisë dhe të Turqisë, shën. i red.] në rajon “.

“Protestat në Beograd nuk kanë lidhje me pandeminë”

Sipas Zhelko Komshiq në protestat e fundit në Republikën e Serbisë pandemia e Coronës është shfrytëzuar si një shkas për tubimet: “Thuhej se po protestohet kundër futjes së orës policore në Beograd, e pas disa çastesh ishte e qartë se protestat nuk kanë lidhje me pandeminë, por fjala është për Kosovën.”

“Të gjitha që kemi parë në regjistrimet që vijnë nga Beogradi tregojnë se ekziston një strukturë e organizuar politike, e cila po i fsheh qëllimet e vërteta pas historisë për Coronën.” – tha Zhelko Komshiq. Sipas tij “qëllimi i vërtetë është pamundësimi i marrëveshjes Beograd-Prishtinë” gjë që “në këtë moment më së shumti, u shkon në favor interesave të të djathtëve ekstremë dhe të fashistëve në Serbi si dhe të mbështetësve të tyre në Evropën Lindore.”

Shkëmbimi i territoreve hap shumë i rrezikshëm

Në lidhje me diskutimet për ndryshime të mundshme të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës Komshiq thotë, se “ajo që do të bëjnë Serbia dhe Kosova varet nga ata dhe për ne do të ishte shumë e papërshtatshme dhe e palejushme që të ndërhynim. Shumë duan ta shoqërojnë këtë me Bosnje-Hercegovinën, por ne nuk do ta lejojmë këtë. Kufijtë e Bosnjë-Hercegovinës nuk duhet të preken. Nuk duhet të ketë shkëmbim territoresh, pasi kjo mund të çojë në një precedent të rrezikshëm. Kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës janë të njohura dhe ne duhet të insistojmë. Një shkëmbim territoresh është jashtë diskutimit dhe do të ishte shumë i rrezikshëm.”/DW

Tags: Arsyejakomshiqkosovaprotestaserbi

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
“Aya Sofya”/ Greqia paralajmëron sanksione ndaj Turqisë

“Aya Sofya”/ Greqia paralajmëron sanksione ndaj Turqisë

Manastirliu: 10 rregulla për një sezon turistik të sigurt

Manastirliu: 10 rregulla për një sezon turistik të sigurt

Rekord rastesh të reja infektimi në 24 orët e fundit

Rekord rastesh të reja infektimi në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin
Showbizz

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

by mirseda
21:50 | 17/01/2026
0

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku...

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

21:27 | 17/01/2026
Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

21:02 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com