Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kompromiset në heshtje të Edi Ramës me Kodin Zgjedhor

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“PS-ja lëshoi deri në vetëlëndim për paktin e 5 Qershorit”, Rama jep sinjalet e radhës

Nga: Mero Baze

Shumica kaloi me një shumicë votash, përtej asaj kushtetuese, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, përmes debatesh artificiale, që përpiqen të fshehin dakordësinë për ndryshimet e bëra , duke ja lënë faturën Edi Ramës.

Ndryshimet duket se ishin një proces i tërë kompromisesh në distancë, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kundër aleatëve të vegjël. Edi Rama i ka siguruar Lulzim Bashës autoritetin për tu imponuar aleatëve të vegjël ose të rreshtohen pas tij, ose të dështojnë dhe ky është dukshëm një kompromis nën tavolinë, i negociuar nga cifti Gjiknuri Bylykbashi, natyrisht me pëlqimin e shefave të tyre.

Partia Socialiste ka hapur teorikisht listat për të lejuar qytetarët të shfaqin preferencat e tyre për deputetët, por ka rritur vështirësinë e ndryshimit të listës, po qe se nuk merr së paku 10 mijë vota.

Ky është një nder për Lulzim Bashën, natyrisht dhe për vet Edi Ramën, kundër LSI dhe partive të vogla, pasi i detyron ato të maten mirë para se të vendosin ta sfidojnë Bashën apo jo. Vet Edi Rama nuk ka aleat të vegjël dhe nuk e ka këtë problem, por me këtë mënyrë qetëson panikun e gardës vjetër brenda partisë, që mund të sfidohej nga heqja e këtij pragu.

Nga ana tjetër Rama ka favorizuar partitë e reja të opozitës parlamentare, duke e ulur pragun në 1 për qind, që praktikisht është prag natyral i një deputeti për të hyrë në parlament.

E vërteta është se nga këto ndryshime, e vetmja që nuk përfiton është LSI dhe kjo, jo aq pa dëshirën edhe të Lulzim Bashës. Ilir Meta natyrisht kërkonte listat 100 përqind të hapura që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe nga ana tjetër kërkonte të mos prekej 5 Qershori. Kërkesa e 5 Qershorit ju plotësua, por listat nuk u hapën sic kërkonte ai. Ndoshta dhe nëse listat hapeshin, Ilir Meta nuk do dilte i vetëm në zgjedhje, sic thotë lart e poshtë, por do ti imponohej Bashës, të merrte 40 për qind të listës fituese. Tani e ka më pak të vështirë shantazhin ndaj tij. Po ti shtosh dhe faktin që LSI ka humbur në terren stukturën që menaxhonte zgjedhjet dhe ka detyruar Presidentin të pijë kafe natë për natë me subjekte të OFL, nëpër rrethinat e Shijakut e Durrësit, e kupton qartë, që këto ndryshime e kanë shtyrë LSI drejt një aleance me kriminelët e vendit për të mbijetuar.

Nëse më parë LSI kishte patentën e partisë së hajdutëve të Shqipërisë, që blinin vota për të vjedhur në pushtet, tani ka degraduar në parti kriminelësh që kontaktohen nga Presidenti i vendit si ushtarë për zgjedhje, duke u premtuar se do jetë Ministër i Brendëshëm, kur të vijnë në pushtet.

Ndaj dhe reagimi ndaj ndryshimeve është i ndryshëm nga LSI dhe PD.

LSI përmes Presidentit premton luftë, ndërsa PD përmes Bashës ka reaguar duke bërë sikur është e pakënaqur, në stilin “më ka cu nëna me la gojën”.

Kjo e ka bërë dhe më të egër reagimin e LSI dhe dyshimet se cfarë ka ndodhur nën kulisa mes PD e PS. Dhe të vetmin “nder” që Basha ja ka shitur si nder Ilir Metës, dhe që është mospranimi i Ilir Rusmalit, si Komisioner shtetëror për zgjedhjet, është një kërkesë e Berishës, të cilën Basha ja ka faturuar si nder edhe Metës.

E thënë shkurt, ndryshimet në Kod janë një paketë qokash në distancë për PD dhe opozitën parlamentare dhe një rrethim ndaj LSI, e cila do të jetë e detyruar të hyj në një listë me Lulzim Bashën, duke i hequr mundësinë vetes tu thotë votuesve: “do jem në pushtet me çdo cmim, o me Bashën, o me Ramën”. Tani këtë gjë mund ta thonë partitë e reja parlamentare që po hyjnë në zgjedhje, nëse ja dalin të bashkohen.

Tags: edi ramaKodi Zgjedhormero baze

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Zyrtare/ Barcelona i ndërpret kontratën futbollistit shqiptar

Zyrtare/ Barcelona i ndërpret kontratën futbollistit shqiptar

Nuk është në lojë Hashim Thaçi, por çështja e Kosovës

Të dish ta lexosh siç duhet 25 prillin

Afërdita Dreshaj në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës (VIDEO)

Afërdita Dreshaj në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë
Rajoni

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

by mirseda
10:29 | 05/06/2025
0

Një tjëtër ngjarje e rëndë ku ka mbetur viktimë një 30-vjeçare rumune është regjistruar në Itali. Trupi...

Analiza: Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

Analiza: Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

10:24 | 05/06/2025
KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun e Kukësit

KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun e Kukësit

10:16 | 05/06/2025
Dalja e parë e Dakota Johnson pas ndarjes nga Chris Martin!

Dalja e parë e Dakota Johnson pas ndarjes nga Chris Martin!

09:55 | 05/06/2025
Problematikat në të folur, mjeku logoped:“Deri në moshën 2-vjeçare duhet të thonë të paktën 50 fjalë”

Problematikat në të folur, mjeku logoped:“Deri në moshën 2-vjeçare duhet të thonë të paktën 50 fjalë”

09:52 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com