Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kompleksi i krimit të kryer

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Nga: Mero Baze

Protestat e dhunshme nuk janë ndonjë histori e re, as për Shqipërinë, as për botën. As shkatërrimet që ndodhin prej tyre. Por për Partinë Demokratike dhe historinë e saj, ka një element që i bashkon në kohë dhe në mentalitet, sjelljen ndaj tyre. Dhe ajo ka të bëj me faktin që krimet të cilat ndodhin gjatë protestave, tua hedhin viktimave.

Krimet më të rënda që kanë ndodhur gjatë protestave në Shqipëri, janë ato të vrasjeve të 21 janarit. Ndërsa Voltana Ademi lavdërohej dje në mbrëmje pse kishte djegur Shkodrën dhe pse e kishte fajin policia për këtë, po shikoja një kronikë të Report TV dje që kishte bërë një përmbledhje të kësaj historie.

https://shqiptarja.com/lajm/vrasja-e-klodjan-rashes-dhe-si-manipuloi-berisha-masakren-ndaj-4-protestuesve-me-21-janar

Në fakt Voltana në mënyrë instiktive po bënte atë që PD e ka filozfi të saj, duke akuzuar socialistët se ata gjithmonë janë përgjegjës, edhe kur vriten edhe kur nuk vrasin.

Instikti i vrasësit i tha Sali Berishës më 21 Janar, në orën 19 30 të mbrëmjes, që duhet të akuzonte Edi Ramën si vrasës.

Shpiku një plak me çadër, shkoi montoi filmin me xhiro të ngadalta, nxori dy mjek që “provuan” se ishte gjuajtur me pistoleta nga afër, pastaj shpiku çadra pistoletë dhe thika me helm dhe e caktoi që vrasjet i kishin bërë vet socialistët. Vonë në mesnatë, kur Neës 24 nxorri pamjet e vrasësve “Live”, ndryshoi version dhe kaloi tek grushti i shtetit.

Edhe Voltana dje nuk bëri ndonjë gjë më shumë. U nis e para në krye të turmave, theu tabela e semaforë, pastaj dogji dhe selinë e Partisë Socialiste dhe në mbrëmje akuzoi socialistët se e kishin djegur vet.

Pra në llogjikën e saj, njësoj si në llogjikën e Saliut, socialistët dhe më 21 Janar janë vetvrarë, edhe tani kanë vetdjegur selitë e tyre.

Ky instikt për t’ia hedhur fajin viktimës, është instikt bazik i çdo krimineli. Të gjithë ata që vrasin me gjakftohtësi, e kanë një version se si faji është i viktimës.

Por është çështje fantazie. Fantazia e Berishës dhe e Voltanës deri këtu shkon, që edhe kur ti i shikon dhe filmon duke vrarë dhe duke djegur, ata të të thonë që e bëre ti.

Berisha u detyrua më 21 janar të ndryshonte qëndrim dhe të shpikte një gënjeshtër tjetër, pasi doli bllof me atë të vetvrasjes nga socialistët. Edhe Voltana sot filloi të pranoj se ishte në krye të protestës se është kryebashkiake(!!), por nuk ka gisht në diegie.

Njësoj në Tiranë, gjithë figurat qesharake të PD, që nga Bujar Nishani e deri tek Edi Paloka, po arsyetojnë se këta adoleshentët nuk janë të tyre, pasi ata janë të mërzitur me rregjimin 7 vjecar të Edi Ramës, pasi deri sa ishin 8 vjec janë rritur me shpresë nga Sali Berisha, pastaj erdhën këta socialistët dhe u zhgënjyen thellë.

Për ta bërë dhe më makabre këtë filozofi, sot PD dhe LSI kanë filluar të akuzojnë dhe familjen e të ndjerit Klodian Rasha si të shitur. Kanë mbushur rrjetet sociale dhe kanë bërë deklarata publike, tifozat e Ilir Metës, tek Sport Klub Tirana duke akuzuar familjen e viktimës, pse kërkon që të mos digjet Tirana dhe Shqipëria për djalin e tij. Tani ngelet dhe pika e fundit të akuzojnë dhe familjen se mund ta ketë nxjerr vet djalin të vritet me policë.

Ky makabritet është filozofi e PD. Ata e duan vdekjen si diçka që u shërben atyre politikisht. Nëse nuk është kështu janë gati ta poshtërojnë dhe të vdekurin. Siç përplasën arkivolin e Azem Hajdarit në derë të kryeministrisë.

Pasi ndodh krimi PD distancohet dhe thotë nuk kemi punë me protestat.

Sipas PD, asnjë drejtues i saj nuk është në krye të protestave.

Gratë e PD thonë nuk dalim në protesta se ka dhunë.

Idjotët e PD mbrohen se në rrugë ka adoleshntë të mitur.

Por Voltana nuk është, as adoleshente, dhe nuk dimë që të jetë përjashtuar nga PD. Biles dhe grua mund të quhet. S’di pse kujton që Shkodra është më idjote se ajo!

 

Tags: Berishamero bazeVoltana

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vlorë/ Në survejim prej kohësh, shkatërrohet rrjeti i organizuar kriminal

Vlorë/ Në survejim prej kohësh, shkatërrohet rrjeti i organizuar kriminal

Këmbimi valutor/ Rifiton pikë Dollari amerikan, s’ka luhatje për Euron dhe Sterlinën

Kursi i këmbimit/Java nis negativisht për euron dhe dollarin

Ecte me 156 km në orë, ja çfarë vendimi është dhënë për Mesut Ozilin

Ecte me 156 km në orë, ja çfarë vendimi është dhënë për Mesut Ozilin







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com