E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Komisioni i Ligjeve/Kryetarja e KLGJ propozon rigrupim gjykatash, shkurtohen 10

“Të shkurtohen 10 gjykata, duke e çuar numrin nga 22 që janë aktualisht në 12 të tilla”. Ky ka qenë propozimi i Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përpara Komisionit të Ligjeve. Sipas Llagamit, një hap i tillë do të ulë kohën dhe do të rrisë nivelin e drejtësisë në vend. “Këshilli e ka të pamundur për të bërë një vlerësim total të gjyqtarëve, për shkak dhe të procesit të Vetting-ut. Qasja që ka pasur Këshilli, është grupimi i këtyre gjykatave. Unë kam parashtruar se si do të grupohen gjykatat dhe si është menduar jo vetëm nga ana e Këshillit, por edhe e gjykatave. Nga 22 gjykata, të grupohen në 12 gjykata. Sepse ne kemi Gjykata si Lezha dhe Përmeti dhe nga ana e ngarkesës nuk krahasohen dot. Arsyet e riorganizimit është për shumë arsye, për menaxhim i burimeve njerëzorë, por edhe aksesit. Kemi një kolaps sa i përket gjykatave të apelit. Gjashtë prej tyre, në një kohë që sistemi është në këtë gjendje. Grupimi i apeleve do të mundësojë që vlerësimi i çështjeve të jetë i drejtë dhe në kohë të shpejtë për të gjithë qytetarëve. Një tjetër masë në kuadrin e përmirësimin e efiçencës është rritja e burimeve njerëzore. Për këtë dua të falenderoj ministrinë dhe Kuvendin. Sistemi gjyqësor ka marrë një numër të stafit gjyqësor që s’i kishte marrë për kohë të gjatë. Qasja që ka Këshilli dhe që është të rritet numri i stafit ndihmës. Këtë kemi bërë, duke përfshirë sekretarë gjyqësorë, por nga ana tjetër edhe pjesën e këshilltarëve dhe ndihmësve ligjore në Gjykatën e Lartë dhe atë të Apelit. Disa gjykata kanë reaguar pozitivisht nga kjo masë. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, për përmirësimin e sistemit, janë iniciativat ligjore që janë miratuar së fundmi. Për rishikimin e ligjeve sa ka të bëjë për sistemin e drejtësisë dhe rishikimi i kodeve. Arsyeja është që se si mund të rrisim efiçencën në gjykatë. Këto nisma kanë të bëjnë për mundësinë që të mund të gjykohen më shumë çështje. Në nisme tjetër ka qenë rritja e pagave për gjykatësit. Rritja është e konsiderueshme dhe rezultatet do të jenë të rëndësishme. Ne jemi te shorti i fundit sa i përket vlerësimit që do të bëhet për ndihmesat dhe këshilltarët ligjorë. Po punohet me ritme të shpejta për përmirësimin e raporteve. Sa i përket kapaciteteve infrastrukturore dhe teknologjike. Ju e dini se aktualisht të gjithë godinat që kanë gjykatat, pavarësisht se ligji parashikon që duhen të jenë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kemi pasur problematika në disa gjykata për shkak të tërmetit, duhet të shihet mundësia për rikonstruksion të tyre. Duke nisur që nga Gjykata e Lartë, që është gjykata kryesore. Të dhënat e statistikave, merren në mënyrë manuale nëpër gjykata, kjo jo vetëm që kërkon kohë shumë, por nuk ofron standard të saktë”, tha Llagami para deputetëve.

Ndërkaq, kryetarja e KLGJ-së,  duke bërë një bilanc të punëve që kanë bërë gjykatat e vendit, tha se, për vitin e shkuar ka pasur një ka pasur ulje të numrit të rasteve të trajtuara. Pandemia dhe procesi i Vetting-ut janë parë si dy arsyet e uljes së numrit të çështjeve të shqyrtuara. “ Ne kërkojmë nga Kuvendi të rritet burimet njerëzore. Pra, do të kërkojmë 100 punonjës për këtë vit. Duam mbështetje në investime për gjykata që ne i konsiderojmë në nevojë dhe investime financiare për rritjen e investimeve në teknologji dhe informacion”, tha Llagami.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...