pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahismatadorbetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetperabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kollomoqi që na jep çdo ditë qeveria

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Klodian Tomorri

Gjatë viteve 80’, teksa zizat e Partisë transportonin në autokolonë misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnje, pyet i habitur shoferët: Kaq shumë derra paska ky Berati! Shoferët ja plasën të qeshurit. Misri, që shpesh qe i krimbur apo i mykur, ishte për njerëzit.

Ndërkohë, që njerëzit hanin kollomoqin e mykur për pjesën më të madhe të vitit, sekretarët e Partisë dhe zyrtaret e regjimit, krenoheshin se sërish Partia ja kishte dalë të siguronte bukën e popullit me forcat e veta. Por vetë, asnjëri prej tyre nuk hante misrin e derrave, e madje as i nënshtroheshin regjimit të tollonave.

Qeveritarët e sotëm ngjajnë shumë me sekretarët e Partisë qëmoti. Fundja, të gjithë kanë të njëjtën prejardhje. Politikisht nga mëma Parti, gjenetikisht shumica e tyre janë bijtë e etërve.

Çdo ditë ministrat e sotëm lëvdojnë reformat dhe arritjet e Shqipërisë në arsim, por fëmijët e tyre i shkollojnë jashtë. Propagandojnë progresin në shëndetësinë publike, por veten dhe familjarët e tyre i kurojnë jashtë. Mburren me transformimin e Tiranës, por jetojnë në periferitë e shtrenjta, larg zhurmës, trafikut dhe mbi të gjitha ndotjes që po vret me mijëra njerëz çdo ditë. Shkurt, këta janë të vetmit kuzhinierë në botë që nuk e provojnë asnjëherë çorbën e tyre.

Lindita e arsimit do të mbahet mend si ministrja e vetme e arsimit në botë, që krenohej njëkohësisht për arritjet në arsim dhe me faktin se vajza e saj studionte në Francë. Besa do të mbahet mend për rekordin, që fëmijët e saj nuk hëngrën asnjë ditë çorbën që gatoi mamaja me shkollat publike. Beqja i reformave të mëdha në shëndetësi do të kujtohet si ministri që edhe gripin e kuronte në spitalet private. Erjoni, që çdo ditë ndërton një pallat dhe mbyll nga një rrugë në Tiranë, si pashai i Kodrës së Diellit, ndërsa shefi i të gjithë këtyre, do të mbahet mend si burri që i bëri nënën arsimit, shëndetësisë dhe të gjithë vendit.

Për ta bërë edhe më groteske, ka dhe një ngjashmëri tjetër. Në kohën kur shumica e popullit hante kollomoqin e mykur të Partisë, Shqipëria merrte çmimin e parë nga OKB për ushqimin. Sot, që arsimi dhe shëndetësia publike janë në ditën e tyre më të errët, Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë në 10 vendet me përmirësimin më të madh në botë për këta dy sektorë, ndërsa Bashkia e Tiranës merr çdo javë nga një çmim të parë ndërkombëtar. Idem. Ndryshimi i vetëm është se në atë kohë çmimin e tërhiqte Sofokli Lazri, kurse sot i tërheq Erjoni.

Çmimet ndërkombëtare ngrohin propagandën e qeverisë dhe ndoshta edhe xhepin e atyre që i japin. Çështja është si do ja bëjmë me kollomoqin e mykur që po na jep çdo ditë Rilindja?

Tags: jepklodian tomorrikollomoqiQeveria

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Veliaj: Rikthimi i kazinove është një vendim koherent, nuk lidhet me pikat e basteve

Itali/ Rritet numri i të infektuarve, 1400 raste të reja në 24 orë

Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin, sulmon Kinën







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com