Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kolegji Zgjedhor, pse dhe si e zyrtarizoi 30 Qershorin!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Drejtësia e 2018-tës

Nga: Alfred Peza

Me vendimin e kësaj jave, Kolegji Zgjedhor legjitimoi zyrtarisht 30 Qershorin, duke rrëzuar dekretin e Ilir Metës për anulimin e kësaj date. Një nga mitet e rreme me të cilat u mbrojt opozita dhe propaganda e saj për ta zhbërë vendimin, lidhet me konsiderimin e tij si qëndrim vetëm për PUK-un e Idajet Beqirit, pa asnjë lidhje me dekretin e Kreut të Shtetit. Po si qëndron e vërteta? Në datën 10 Qershor Meta firmosi dekretin për anulimin e 30 qershorit 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore..

Në pikën e dytë, dekreti saktësonte se ai dërgohet për zbatim në KQZ, i cili duhej të merrte masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore. KQZ e konsideroi dekretin e Presidentit një Akt Administrativ Absolutisht të Pavlefshëm dhe vijoi punën për përgatitjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ky hap çoi në polemika mes atyre që janë pro e kundër kësaj çështje, derisa erdhi vendimi i së hënës së kësaj jave në Kolegjin Zgjedhor. Katër arsyet kryesore se përse ky vendim i dha legjitimitet 30 Qershorit, gjë që u pa edhe nga deklaratat e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar, janë.

Së pari, një vendim i Gjykatës Kushtetuese (150/2017) specifikon se Dekretin e Presidentit për datën e zgjedhjeve, e shqyrton Kolegji Zgjedhor.

Së dyti, nëse Dekreti i Presidentit do të ishte i vlefshëm (i ligjshëm, kushtetues, etj) atëherë në Shqipëri nuk do të kishte zgjedhje më 30 Qershor. Për rrjedhojë Kolegji Zgjedhor nuk do të merrte në shqyrtim asnjë çështje me këtë objekt. Përfshi ankesën e PUK të Idajet Beqirit, që mbi bazën e dekretit të Metës, kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet. Fakti që Kolegji Zgjedhor e shqyrtoi padinë e Idajet Beqirit, tregon se vendimi i KQZ që e shpalli Dekretin e Metës një Akt Administrativ Absolutisht të Pavlefshëm, ishte i ligjshëm. Pasi, ose Dekreti i Presidentit Të Republikës është i ligjshëm, ose vendimi i KQZ.

Së treti, botimi i dekretit të Presidentit për anulimin e 30 Qershorit në Fletoren Zyrtare, NUK i jep atij legjitimitet. Sepse Qendra e Botimeve Zyrtare nuk ka atributet e një gjykate për të vlerësuar ligjshmërinë apo ose jo të dekreteve, ligjeve apo akteve të tjera që shkojnë atje për botim. Shembull: 70 ligje Gjykata Kushtetuese i ka shpallur antikushtetuese, por të gjitha janë të botuara në Fletoren Zyrtare. Sot ato praktikisht nuk zbatohen. Ashtu siç nuk zbatohet as Dekreti i Ilir Metës për 30 Qershorin.

Së fundi, Presidenti deklaroi se vendimi u mor nën presion politik, çka tregon se ai vetë e ka shumë të qartë, që Kolegji Zgjedhor e ka tagrin dhe fuqinë për ta bërë NUL dekretin e tij, siç edhe ndodhi praktikisht. Kjo është arsyeja se përse edhe vetë Ilir Meta indirekt e pranoi dje në konferencën për shtyp se 30 Qershori nuk mund të ndalet.

Tags: Alfred PezaKolegji ZgjedhorMeta

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Ja cilat janë 10 këngëtaret më të pasura në botë për vitin 2019

Ja cilat janë 10 këngëtaret më të pasura në botë për vitin 2019

“Zoti iu vraftë, po na lini kalamajtë pa bukë”/ 6 policë tentojnë të shoqërojnë një ‘gjuetar mbeturinash’

“Zoti iu vraftë, po na lini kalamajtë pa bukë”/ 6 policë tentojnë të shoqërojnë një ‘gjuetar mbeturinash’

Smarti përplaset me kamionin, humb jetën 26-vjeçarja

Smarti përplaset me kamionin, humb jetën 26-vjeçarja







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn: Akuza për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn: Akuza për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie

by mirseda
13:57 | 18/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së...

Rama furnizuesve: Mos rëndoni qytetarët, ulni fitimin ose rikthehet Bordi

Rama furnizuesve: Mos rëndoni qytetarët, ulni fitimin ose rikthehet Bordi

13:55 | 18/03/2026
Nafta mbi 2000 lek/litër, Rama: Rritje e moderuar, bursat +40%

Nafta mbi 2000 lek/litër, Rama: Rritje e moderuar, bursat +40%

13:52 | 18/03/2026
Ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte!

Ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte!

13:32 | 18/03/2026
Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

13:31 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com