Kronikë

Smarti përplaset me kamionin, humb jetën 26-vjeçarja

               Publikuar në : 14:05 - 26/06/19 S.N

Një 26-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të kryqëzimit të Patokut. Viktima është identifikuar si shtetasja Sonila Gurra, e cila drejtonte një Smart dhe është përplasur me një kamion.

Pak pas aksidentit, e reja është dërguar në Spitalin e Traumës në tiranë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D.

Si pasojë ka mbetur e dëmtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT