Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja për kontenierin me 613 kg kokainë që u kap disa ditë më parë në Portin e Durrësit. I ftuar në Ora News, Hoxha ka hedhur idenë se nga tre kontejnerët e kontrolluar në Durrës, ekziston mundësia që dy prej tyre të kenë ndryshuar destinacion, por nga kontrolli i bërë ata kanë rezultuar të pastër.
“Ka një ide që në ngarkesën e tre kontejnerëve, dy prej tyre mund të kenë ndryshuar destinacion dhe të kenë zbarkuar në Malin e Zi. Ky version ka ardhur pasi një sasi shumë herë më e madhe se kjo është kapur në portin e Tivarit në datën 5 qershor 2014. Në fakt dy kontejnerët e tjerë në Portin e Durrësit kanë rezultuar të pastër“-ka thënë Hoxha.