Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas një shkrimi investigativ të publikuar nga tre gazetarë amerikanë, të cilët tregojnë se lobimi i Lulzim Bashësn në Uashington është financuar nga kompani të fshehta në pronësi të rusëve.
Ndërkohë në investigimin e publikuar nga media amerikane, përfshihet dhe fotoja e bërë me presidentin Donald Trump, si dhe një intervistë të kryer kundrejt pagesës.
Erion Braçe shkruan se kjo është një ngjarje e rëndë që del në dritë veçanërisht në prag të çeljes së negociatave me BE-në.
Reagimi i plotë
C’pune ke me rusët Lulzim?Mendove se e verteta ishte varrosur!Je gabuar aq shume sa nuk ta merr mendja.Nuk ka te vertete qe varroset Lulzim! E verteta luftohet- nuk ka gje me te rrezikshme se e Vërteta, por ajo mbijeton.
JA KU ESHTE NE DRITE TE DIELLIT! Parate e rusëve per pushtetin tend. Eshte e rende Lulzim, vecanerisht per nje vend anetar te NATO-s dhe ne prag te çeljes se negociatave me BE-ne.
Tani u be boll! Tani eshte e qarte beteja jote per te ndalur çeljen e negociatave te Shqiperise sone!
Tani duhet hetim per parate tuaja, per parate e Partise Demokratke!
https://tiranatoday.com/investigimi-fundos-pd-ne-basha-i-kapur-nga-ruset-i-financuan-lobimin-ne-shba/