Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kok*ina dhe klasa drejtuese e Shqipërisë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Pëllumb Nako

Në rrethin e Fierit, Policia e Shtetit arriti të zbulojë një sasi të konsiderueshme kokaine si dhe një laborator për përpunimin e saj. Pas kapjes së sasive të ndryshme, në peshë dhe në numër jo të vogël në portin e Durrësit, goditja këtë radhë u krye brenda territorit të vendit duke provuar se një sasi jo e vogël kokaine ka depërtuar tashmë në të.

Të gjitha këto indicie flasin qartë dhe thjesht se trafiku i kokainës nuk ka për destinacion të vetëm tregun e vendit, por sidomos atë të jashtëm. Që tabloja të ishte më e plotë, të paktën deri tani, nga ana e organeve tona ligjore nuk ka raste të shpeshta të kapjes së ndonjë sasie kokaine në dalje jashtë kufijtë e Shqipërisë. Dhe për këtë gjë faktorët janë të shumtë, përfshi edhe strategjitë e trafikantëve. Si dhe në rastet e tjera, edhe këtë radhë, SPAK do të zhvillojë hetimet dhe personat e arrestuar do të izolohen në burg sipas shkallës së fajësisë së tyre. Kjo e fundit bën krenar edhe Ministrin e Brendshëm. Megjithatë, përpos suksesit policor (me dhe pa ndihmën e DEAs amerikane), ende mbetet diçka e rëndësishme për t’u diskutuar. Shtimi i kapjeve dëshmon edhe shtimin e përpjekjeve për trafikim. Normalisht ka diçka që tërheq trafikantët në këtë kontekst.

Nëse aktualisht teoritë e kriminologjisë në vendet e zhvilluara flasin për “parandalimin social të krimit”, pra, për prerjen e rrënjëve sociale të tij, ku vendin kryesor e zë varfëria ekonomike dhe ekskluzioni shoqëror, rastet e konstatuara në vendin tonë, në raport me trafikun ndërkombëtar të kokainës, duket se e përjashtojnë teorinë e mësipërme. Në rastet e konstatimit të trafikut të kokainës, në Shqipëri nuk rezultojnë të përfshirë apo të implikuar në krim as individë ekonomikisht të varfër dhe as nga ana shoqërore të mënjanuar, të papërfillur. Madje, përkundrazi, ata janë të favorizuar siç ishte rasti në Fier apo edhe në rastin e bananeve në Durrës.

Pra, cili mund të jetë motivi që i shtynë individë të këtyre përmasave, me sipërmarrje ekonomike të fuqishme, me mbështetje politike që gjithsesi nuk mund ta quash të papërfillshme, të përfshihen në trafikun e kokainës? Nevoja? Të paktën nga rastet e bëra publike, nuk duket të ketë pasur individë me gjendje ekonomike të varfër. Dhe kjo gjë është e natyrshme nisur nga fakti më se i ditur se trafiku i kokainës kërkon financime të fuqishme, pasi parashikon edhe humbjet, si në rastet konkrete edhe në Shqipëri. Pra, çfarë i shtyn individë të pasur ekonomikisht, të financojnë trafikun e kokainës? Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me të tjerë, të cilët duke qenë ekonomikisht të varfër, të përjashtuar nga tregu i punës apo edhe nga forma të ndryshme të ndihmës sociale, i futen aktivitetit kriminal me qëllim mbijetesën ekonomike apo një komfort minimal. Kategoritë e individëve janë të shumtë, por ata më tipiket kanë të bëjnë me rastet e kultivimit të kanabisit nga burra e gra të moshuar, nga të mitur që mbajnë armë për të ruajtur parcelat si dhe fenomene të tjera kriminale të lidhura punën e zezë, ushtrimin e prostitucionit etj.

Argumenti i parë që të vjen ndërmend për t’i dhënë përgjigje pyetjes, është i lidhur me përgjegjësinë e qeverisë. Po edhe jo!

Është fare e lehtë për të përgjegjësuar një Kryeministër të vendit lidhur me frymëzimin që ai i jep direkt apo indirekt edhe fenomeneve të tilla negative. Por pavarësisht se vjen nga një figurë e lartë politike, frymëzimi nuk mund të gjejë realizim konkret nëse nuk ndiqet nga pas, nga një shpurë e tërë politikanësh, intelektualësh e pena profesionalistësh, të cilat i japin edhe ligjshmëri edhe legjitimitet frymës së tij.

Është kjo shpurë tmerrësisht hipokrite, e pacipë dhe e pabesë, e cila nuk frenon asnjë lider kur njëri apo tjetri prej tyre shkakton faulle me pasoja për vendin. Kjo ndodh sepse pikërisht ky grupim amorf dhe meskin sheh veten e tij si në hipokrizinë që shfaqet mbi banakun e ideve politike të kombit, edhe në interesat e tij të pista të vendosura poshtë banakut të kompromiseve pa din pa iman, pa fe e pa komb, majtas apo djathtas. Poshtë liderit dhe poshtë banakut ata ndihen të ngopur, të majmur, kurse ai mbetet një “brand”. Pikërisht “brandi” që frymëzon biznesmenët të trafikojnë kokainë në një garë të ethshme për t’u bërë më të pasur, për të dominuar mbarë ekonominë e vendit, për të mos lënë hapësira për investimet e huaja. Sepse pasuria është pushtet ku ekziston mundësia që edhe në hije të tërheqësh fijet e tij. I gjithë aliazhi amorf që ndjek pas Kryeministrin, e adhuron këtë status ndërmjet pasurisë dhe politikës.

Tags: kokainapellumb nakoPolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Mes 28 dhe 29 nëntorit, kur Shqipëria çlirohej

Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë

Pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, një vështrim krahasues







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

by mirseda
15:18 | 05/06/2026
0

Vicenzo Italiano është trajneri i ri i Besiktas. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com