Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Mes 28 dhe 29 nëntorit, kur Shqipëria çlirohej

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Mes 28 dhe 29 nëntorit, kur Shqipëria çlirohej

Nga: Vitjon Nina 

Pjesa më e madhe e Shqipërisë ishte e çliruar dhe Shkodra, ishte “fortesa” e fundit për t’u marrë, në mënyrë që të përmbushej misioni. Pa të, vendi i shqiponjave nuk mund të quhej i çliruar.

Kryeqendra veriore e Shqipërisë, ishte edhe një lloj kryeqendre shpirtërore e vendit si edhe kryeqytet në lashtësinë e saj ilire.

Armiku e kishte përgatitur mbrojtjen me rreth 3 mijë deri në 4 mijë ushtarë të grumbulluar. Rreth 2 mijë e 500 bashkëpunëtorë të tjerë të tyre, gjendeshin po ashtu në Shkodër.

 

Sipas informacioneve të kohës, sugjestionet janë se shumica prej tyre ishin kuislingë, të cilët kishin dezertuar Tiranën pas çlirimit të saj më 17 nëntor 1944.

Të mbyllur në Shkodër, sipas dokumenteve historike, kuislingët kishin krijuar një “qeveri” dhe disa të ashtuquajtura “forca të armatosura kombëtare”.

Së bashku me hitlerianët, ata kishin vendosur në qytetin verior një regjim perimetral territori. Në konceptin operativ dhe taktik gjermanët qenë në Shkodër sa në tërheqje aq dhe në mbrojtje.

Shkodra kishte si fortifikim natyror liqenin, Drinin, Bunën dhe Kririn, po ashtu si nga ana tokësore kodrat e Berdëc, Beltojës, Bardhajve dhe Kalanë e Shkodrës.

Komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare nga ana tjetër, kishte ngarkuar shtabin e korparmatës së III-ë, komanduar nga dy kolonelë, Tahir Kadare dhe Tuk Jakova, për drejtimin e mësymjes përfundimtare kundër ushtrisë gjermane.

Sipas planit, do të ishin një sërë brigadash e divizionesh pjesë e sulmit. Në mbështetje të tyre, edhe grupi Partizan i Shkodrës. Në tërësi, do të ishin 6 mijë partizanë të ngarkuar me marrjen dhe çlirimin e Shkodrës.

Në disa ditë u shtri aksioni i partizanëve në Shkodër, por çasti vendimtar, ishte mesnata e 28 nëntorit 1994.

Gjatë asaj mesnate, goditjet filluan në të gjitha drejtimet. Ura e Muxharit ishte një ndër pikat kyçe – e cilësuar si porta veriore e Shkodrës. Një prej batalioneve shkëputi nga forcat kryesore praparojën e kolonës gjermane, kapi robër 30 ushtarë dhe shkatërroi disa prej mjeteve të tyre.

Të ndihmuar nga njësitë guerile dhe qytetarët, Shkodra, mëngjesin e 29 nëntorit, u zgjua e çliruar. Ishin 44 partizanë, të cilët ranë dëshmor në këtë përpjekje. Fill pas kësaj ngjarjeje, komanda e përgjithshme në Tiranë do të njoftohej me radiogram për çlirimin.

29 nëntori, jo vetëm Shkodrën, por zyrtarisht, të gjithë Shqipërinë, e gjeti të çliruar nga pushtuesi nazi-fashist.

Si e tillë, Shqipëria do të ishte vendi i vetëm i Ballkanit, i cili do të çlirohej me përpjekje vetjake, pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe ruse.

Prej asaj dite 78 vjet më parë, Shqipëria ka qenë shtet sovran dhe i lirë. /Albanianpost.com

Tags: Shkodrashqiperia

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë

Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë

Pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, një vështrim krahasues

Pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, një vështrim krahasues

Steinmeier viziton për herë të parë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Steinmeier viziton për herë të parë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com