Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Klaus Fuks, spiuni gjerman që bëri superfuqi bërthamore Bashkimin Sovjetik (video)

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Klaus Fuks, spiuni gjerman që bëri superfuqi bërthamore Bashkimin Sovjetik (video)

Gjatë viteve që i paraprinë Luftës së Dytë Botërore, por edhe gjatë saj, shumë nga fuqitë kryesore botërore ishin angazhuar në eksperimente bërthamore. Amerikanët, britanikët, gjermanët dhe sovjetikët, ishin shumë të vetëdijshëm mbi potencialin e armëve bërthamore gjatë viteve 1930, kur testimet kishin zbuluar mundësinë e shpërthimeve.

Me të gjitha palët që po punonin fshehtazi të tjerëve, për të zbuluar mënyrën e prodhimit të armës bërthamore, siguria kishte një rëndësi të madhe. Asnjë palë nuk ishte e gatshme të ndante ato që mësonte gjatë eksperimenteve, me ata që mund t’i përdorin këto sekrete kundër tyre. Spiunazhi ishte pra çelësi kryesor, për të vjedhur sekretet e programeve bërthamore të vendeve të tjera. Çdo vend do të angazhonte dhjetëra spiunë, me shpresën e përfitimit të njohurive mbi përparimet shkencore të armiqve apo edhe aleatëve të tyre.

Fizikanti teorik Klaus Fuks, do të dëshmohej një spiun jashtëzakonisht i aftë. Ai do t’i siguronte sovjetikëve të dhëna sekrete për disa shtete, gjatë gjithë kohës që punoi nën mbikëqyrjen e britanikëve. Edhe pse lindi në Gjermani në vitin 1911, Klaus, nuk kishte simpati ndaj nazizmit. Simpatitë e tij politike i përkisnin në fillim Partisë Socialiste gjermane, dhe më vonë Partisë Komuniste, nga ku ai kundërshtoi me ngulm ngjitjen në pushtet të nazistëve.

Prirjet komuniste të Klausit, e bindën atë se kur Hitleri të bëhej kancelar, ai nuk do të ishte më i sigurtë brenda Gjermanisë. I vetëdijshëm se nazistët do të synonin të eliminonin të gjithë kundërshtarët politikë, ai shkoi në Angli në vitin 1933. Një student i shkencave, Klaus Fuks e vazhdoi i papenguar arsimimin e tij.

Ai aplikoi për marrjen e nënshtetësisë britanike. Por pati jo pak probleme, pasi kishte filluar lufta midis Gjermanisë dhe Anglisë. Meqë Klaus ishte gjerman, ai u dërgua në një kamp internimi në Kebek të Kanadasë. Kjo ishte një masë parandaluese, që çdo gjerman të mos kishte mundësi të ndërmerrte veprime armiqësore brenda kufijve britanikë.

I papenguar nga masa të tilla, Klaus vazhdoi punën e tij si fizikant, duke botuar disa studime, dhe duke krijuar kontakte me anëtarët e partisë komuniste. Ata po ndihmonin Jurgen Kuzinskin, për organizimin e një lëvizjeje komuniste brenda vetë Britanisë së Madhe.

Këto kontakte, do të rezultonin tejet të vlefshme për Klausin, kur u la i lirë nga kampi në vitin 1940. Pas lirimit, ai ishte në gjendje të merrte shtetësinë britanike, dhe së shpejti do ta punësohej në projektin e bombës atomike britanike. Megjithatë, pavarësisht besimit që britanikët kishin krijuar tek Klausi, që ishte betuar të mbante sekret projektet mbi të cilat ishte angazhuar, ai kishte plane të tjera për informacionet që po përvetësonte.

Përmes kontakteve me komunistin Kuzinski, Klaus u lidh me një anëtar të GRU, inteligjencës ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Duke shprehur interesin për t’i shërbyer Bashkimit Sovjetik dhe kauzës komuniste, Klaus nisi t’u jepte sovjetikëve sekretet e kërkimeve të britanikëve mbi armën bërthamore.

Në vitin vitin 1944, Klaus Fuks shkoi në Los Alamos në Nju Meksiko të SHBA-së, për të punuar mbi programin bërthamor amerikan, si përfaqësues i britanikëve. Meqë Shtetet e Bashkuara dhe Britania, ishin aleate të ngushta gjatë luftës, programet e tyre bërthamore bashkëpunonin shpesh me njëra-tjetrën.

Kjo i dha Fuks edhe më shumë akses në sekretet e kërkimeve bërthamore. Dhe ai nuk e pati aspak problem, t’ia kalonte ato që po mësonte Bashkimit Sovjetik. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi të nuk pati kurrë asnjë dyshim, dhe as u kap ndonjëherë për spiunimin e tij. Përkundrazi, falë angazhimit të tij, Klaus cilësohej nga britanikët si një shkencëtar i nivelit të lartë.

Kur mbaroi lufta, Fuks u rikthye në Britani, dhe vazhdoi punën e tij në programin britanik të kërkimit bërthamor, duke u dërguar sërish sovjetikëve të dhëna me shumë vlerë. Sidoqoftë, fati do të braktisë në vitin 1949. Projekti Venona i inteligjencës amerikane, zbuloi se ai kishte qenë në komunikim të vazhdueshëm me sovjetikët.

Britanikët, mosbesues ndaj këtij informacioni, ndërmorën vetë një hetim. Në fillim, Klaus Fuks mohoi se ishte spiun. Por në vitin 1950, ai u dorëzua dhe rrëfeu të gjithë krimet e tij. S’ka dyshim se britanikët u tronditën nga një rrëfim i tillë. Por dëshmia e Fuksit, çoi në arrestimin dhe burgosjen e spiunëve të tjerë që vepronin në rajon.

Klaus Fuks u arrestua dhe u dënua me 14 vjet për spiunazh. Meqenëse në atë kohë Bashkimi Sovjetik ishte ende aleat me Perëndimin, pavarësisht tensioneve në rritje, dënimi i Fuks nuk ishte aq i ashpër. Shtetësia britanike u hoq, dhe ai kaloi 9 vjet në qeli, para se të lirohej për sjellje të mirë.

Sot ka ende një debat në lidhje me efektivitetin e spiunazhit të Fuks. Teksa është e pamohueshme, që ai ishte në gjendje të vidhte shumë sekrete, dhe t’i transferonte ato në Bashkimin Sovjetik, politika sovjetike në atë kohë synonte në përdorimin e studimeve të vjedhura, si një mjet për të kontrolluar studimet e veta në atë fushë.

Rreziqet e kundër-spiunazhit, ishin tepër të mëdha. Dhe të dhënat e rreme mbi programin bërthamor, mund të çonin në ndonjë katastrofë serioze, apo humbje kohe të konsiderueshme. Gjithsesi, ka nga ata që argumentojnë se falë Fuksit, sovjetikët u vonuan nga 1 në 2 vjet në qasjen që patën ndaj armës bërthamore.

TIRANA TODAY

Tags: bashkimi sovjetikKlaus Fuksspiuni gjerman

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë

Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë

Soreca flet pas dënimit të Tahirit

Soreca flet pas dënimit të Tahirit

Dy moderatorët e njohur ‘braktisin’ Top Channel? Ja çfarë ndodhi në mëngjes

Dy moderatorët e njohur ‘braktisin’ Top Channel? Ja çfarë ndodhi në mëngjes







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar
Bota

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

by mirseda
21:22 | 03/03/2026
0

Konsullata amerikane në Dubai është goditur nga një dron Iran. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk ka raportime...

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit, Macron: Franca dërgon një tjetër fregatë dhe mbështetje ajrore në Qipro

Përshkallëzimi i konfliktit, Macron: Franca dërgon një tjetër fregatë dhe mbështetje ajrore në Qipro

20:35 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com