Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Klajda Gjosha: Çmendina politike po merr peng shtetin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Klajda Gjosha: Çmendina politike po merr peng shtetin

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar sa i përket situatës së tensionuar politike të krijuar në vend, pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti dhe kërcënimeve të kryeministrit Rama, për shkarkimin e Metës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-deputetja shprehet se situata e krijuar në Shqipëri është e paprecedentë dhe që në këto momente të afrimit të negociatave me BE-në, kur fjala kyç duhet të jetë dialogu, shteti po përçahet më shumë.

“Në vend që dialogu të ishte kryefjalë e këtij momenti kyç për Shqipërinë evropiane, fatkeqësisht duket sikur politika është zhytur në një marrëzi anti-institucionale dhe anti-ligjore! Shqiptarëve çdo ditë e më shumë po i mungon qeverisja, përkujdesja, siguria, liria dhe respekti ndaj të drejtave themelore si qytetarë të këtij vendi. Sot vendi është përçarë në parcela politike, ku Kryeministri flet me ‘Ne dhe Ata’, ku është absurde të mendosh se luftën e bën me shqiptarët e thjeshtë, ndërkohë që lufta e vërtetë duhet të ishte me varfërinë, krimin, korrupsionin e padrejtësinë”, shkruhet në postimin e Klajda Gjosha.

Ajo e krahason situatën në vend me një diktaturë, ku sipas saj përfaqësuesit e institucioneve të pavarura marrin urdhra partiakë, ku parlamenti prodhon rezoluta që njollosin vendin dhe organizohen zgjedhje imagjinare, në shkelje të Kushtetutës.

“Përfaqësuesit e institucioneve të pavarura marrin urdhra partiakë, si të ishim në një diktaturë të egër të shumë viteve më parë. Parlamenti funksionon në legjitimitet dhe paturpësisht prodhon rezoluta të sforcuara që po njollosin vendin. Ndërkohë që marrëzia vazhdon më tej me organizimin e zgjedhjeve imagjinare, në shkelje të Kushtetutës, duke injoruar zërin e shqiptarëve që janë ende në kërkim të votës së lirë”, u shpreh ish-deputetja e LSI-së.

Postimi i Gjoshës:

Një shtet që nuk njeh ligjin dhe Kushtetutën quhet Diktaturë!

Kjo që po ndodh në Shqipëri, është jo vetëm e paprecedentë, por duket se ne po shkojmë drejt një shteti të marrë peng nga një grup individësh që kërkojnë me çdo kusht rrënimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut!

Në vend që dialogu të ishte kryefjalë e këtij momenti kyç për Shqipërinë europiane, fatkeqësisht duket sikur politika është zhytyr në një marrëzi anti institucionale dhe anti ligjore!

Shqiptarëve cdo ditë e më shumë po i mungon qeverisja, përkujdesja, siguria, liria dhe respekti ndaj të drejtave themelore si qytetarë të këtij vendi.

Sot vendi është përcarë në parcela politike ku Kryeministri flet me ‘Ne dhe Ata’, ku është absurde të mendosh se luftën e bën me shqiptarët e thjeshtë, ndërkohë që lufta e vërtetë duhet të ishte me varfërinë, krimin, korrupsionin e padrejtësinë!

Përfaqësuesit e institucioneve të pavarura marrin urdhëra partiakë, si të ishim në një diktaturë të egër të shumë viteve më parë. Parlamenti funksionon në ilegjitimitet dhe paturpësisht prodhon rezoluta të sforcuara që po njollosin vendin. Ndërkohë që marrëzia vazhdon më tej me organizimin e zgjedhjeve imagjinare, në shkelje të Kushtetutës, duke injoruar zërin e shqiptarëve që janë ende në kërkim të votës së lirë! Dhe për të mos u ndalur këtu, cmëndina politike vazhdon më tej me vendime të Këshillit të Ministrave për të ndryshur hartën territoriale të Bashkive që është një çështje ligjore në thelbin e saj dhe jo vendim që merret qorrazi nga një kabinet qeveritar!

Jam e keqardhur që shteti ka dalë nga shinat e kornizës ligjore dhe kushtetuese. Sepse një shtet që nuk njeh ligjin dhe Kushtetutën quhet Diktaturë!

Tags: Çmendina’Klajda Gjoshapengpolitikeshtetin

TË LIDHURA

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine
Aktualitet

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Next Post
“S’pj*rdh Iliri”, Artan Hoxha plas deklaratën ‘bombë’ për Metën

“S’pj*rdh Iliri”, Artan Hoxha plas deklaratën ‘bombë’ për Metën

Bes Kallaku krijon ‘partinë e tij politike’, ja si quhet

Bes Kallaku krijon ‘partinë e tij politike’, ja si quhet

Politika po e ndjell përplasjen civile, a do jemi sërish “mish për top”?

Politika po e ndjell përplasjen civile, a do jemi sërish “mish për top”?







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

by mirseda
10:01 | 08/12/2025
0

Forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës,...

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com