Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kjo nuk është një protestë anti perëndim

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

Nga: Andi Bushati

Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe tek një pjesë e madhe e asaj shumice të heshtur, që ndonëse nuk ka kurajon të derdhet në rrugë është e zemëruar me padrejtësinë, e ka vënë edhe njëherë në hall propagandën e qeverisë.

Një nga truqet që po përdorin spin doctors-at e saj është ai i Shqipërisë si një vend i integruar në botën globale, e cila nuk mund të mos preket nga efektet e një lufte, që po trondit rendin botëror. Nisur nga kjo premisë ata po reken të arsyetojnë se edhe shqiptarët duhet të durojnë disa efekte anësore prej sanksioneve që bota e lirë ka vendosur kundër regjimit agresor të Putinit.

Në pamje të parë të duket se ky lloj arsyetimi bën sens. A jemi ne të gatshëm të ecim pak më tepër në këmbë, që dikush mos masakrohet në Donbas? A dimë të sakrifikojmë duke e paguar më shtrenjtë naftën apo qoftë edhe bukën, për të mbrojtur atë sistem vlerash te i cili pretendojmë se bëjmë pjesë?

Por, shtrimi i problemit në këtë mënyrë është një dredhi e ulët. Ai kërkon të heqë një vijë djallëzore ndarëse mes një pakice “të ndritur”, të gatshme për të “sakrifikuar” dhe një shumice të pakënaqur, e cila nuk shikon dot përtej prap*nicës së saj.

Në këtë këndvështrim, përfaqësuesit e zëshëm të protestës vizatohen si personazhe që po shftytëzojnë mllefin qorr të atyre që mendojnë vetëm për xhepin e vet, pa qenë në gjendje të kuptojnë avantazhet indirekte që marrin nga rreshtimi ynë strategjik përkrah demokracive liberale të planetit.

Pra thjeshtë ata demonizohen si personazhe që i kundërvihen lidhjes sonë të pazgjithshme, në të mirë dhe në të keq, me perëndimin. Këtë masturbim intelektual, me aftësinë e vet për ta vulgarizuar politikisht, arrin ta kthejë në gjellë qensh, Edi Rama, duke i paraqitur protestat si anti amerikane, pasi ato organizohen dhe mbështeten nga kundërshtarët e tij të shpallur dhe të pashpallur non grata.

Në fakt, ajo që po ndodh në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, nuk ka asnjë lidhje, as me mungesën tonë të solidaritetit në rafsh global, as me mos solidarizimin ndaj qëndrimeve të perëndimit.

Gjithkush e kupton, aq më tepër ata që pretendojnë se mbështesin një qeveri “të majtë”, se solidariteti është i pamundur pa barazi. Dhe në fakt, thelbi i këtyre protestave nuk ka të bëjë me mungesën e të parës, por me përdhosjen e së dytës. Shqiptarët nuk janë të revoltuar se po preket diçka nga kursimet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë në Ukrainë, por për faktin se ata janë të pabarabartë në këtë sakrificë. Atyre nuk i dhemb ajo që u kërkon qeveria, pra që mos shkojnë ta blejnë dhe bukën me veturë, ata i zemëron fakti që, ndërsa më të varfërve u kërkohet të shtrëngojnë rripin, as përgjysmimi i dividentit, as heqja e taksës së jahteve, as paratë për koncesionarët dhe as pagesat për bosët në arrati të incenerarorëve nuk preken.

Ata dhe mund ta kuptonin sakrificën, nëse Edi Rama do i qëndronte deklaratave të kohës së opozitës për sovranitetin energjitik dhe nuk do mbetej peng i importursve të hidrokarbureve. Ata mund të kishin toleruar nëse thjesht do të aplikohej me ndershmëri ligji për të pasur 90 ditë rezerva në depot tona, pavarësisht nga kostoja financiare që një masë e tillë do të kishte mbi oligarkët e naftës.

Ata ndoshta do të heshnin nëse qeveria nuk do ta detyronte autoritetin e konkurencës që ta fshihte situatën oligopol të tregtuesve të karburanteve, pasojë e së cilës ishte dhe fakti që ne qemë vendi ku çmimet u rritën më me shpejtësi se kudo tjetër.

Edi Rama është krejtësisht i ndërgjegjshëm për arsyet reale të kësaj proteste dhe prandaj ai flet sot për tregëtarë nafte që kanë mundësi të “lajnë mekatet” apo për ngritjen e mekanizmave kontrollues që i kishte me detyrim ti vinte në punë prej vitesh. Por, në anën tjetër, me ndihmën e propogandisteve të vet ai po shpërndan fabulën e shëmtuar të një manifestimi kundër vlerave perendimore.

Në fakt, ai nuk është aspak i tillë, sepse shqiptarët nuk kanë probleme as me solidaritetin ndaj ukrainasve, as me afishimin pro vendimeve të vështira që u imponohen nga BE apo SHBA.

Halli i tyre është më bazik. Ai lidhet me pabarazinë dhe grabitjen që i ka imponuar qeveria e tyre. Kjo protestë ka të bëjë drejtpërdrejt me të, më shumë se me hallin e non grata-ve që duan ti thyejnë hundët Amerikës, apo me verbërinë e atyre që janë të pa aftë për të menduar gjeopolitikisht. Ajo është pjellë e zemërimit ndaj Ramës dhe jo produkt i kundërshtarëve të tij. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIprotestarama

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton masat anti-krizë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton masat anti-krizë

Politika si “narcizëm individual”…

Politika si “narcizëm individual”…

“Më vjen turp që…”/ Rama me deklaratë të jashtëzakonshme pas protestave

“Më vjen turp që...”/ Rama me deklaratë të jashtëzakonshme pas protestave







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Berat: 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht 45-55 vjeç
shendetesi

Berat: 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht 45-55 vjeç

by mirseda
18:34 | 24/10/2025
0

Nga janari deri në tetor të këtij viti në Berat janë regjistruar 30 raste të reja të...

Wesley Clark në Hagë: “Thaçi pa përvojë ushtarake, UÇK pa strukturë.”

Wesley Clark në Hagë: “Thaçi pa përvojë ushtarake, UÇK pa strukturë.”

18:32 | 24/10/2025
Kosovë: Deputeti i LDK dhe qytetari përfundojnë në polici pas përleshjes

Kosovë: Deputeti i LDK dhe qytetari përfundojnë në polici pas përleshjes

18:30 | 24/10/2025
Zelensky takohet me Mbretin Charles III në Londër, ja se çfarë kërkon nga aleatët e NATO-s

Zelensky takohet me Mbretin Charles III në Londër, ja se çfarë kërkon nga aleatët e NATO-s

17:57 | 24/10/2025
SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

17:47 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com