Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se kushdo që ka nevojë për ushtrime të reja për të mbajtur trupin në formë gjatë karantinës, të bashkohet me Deja Young, pjesë e skuadrës paraolimpike të SHBA.
Për shkak se ende nuk ka asnjë vaksinë ose trajtim për “COVID-19”, infeksioni ka detyruar botën që të izolohet.
Ajo çfarë e shton edhe më tej dozën për tu ushtruar, lidhet me faktin se izolimi ka dhënë efektet e veta negative.
Njoftimi
Keni nevojë për ushtrime të reja për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm gjatë karantinës? Kjo është mundësia juaj për t’u stërvitur me një kampione! Bashkohuni me Deja Young, pjesë e skuadrës paraolimpike të Shteteve të Bashkuara dhe ambasadore e programit të Dërguarit të Diplomacisë Sportive, gjatë serisë “Eja në Formë” që do të shfaqet sot, 22 prill, ora 17:00 (me orën e Shqipërisë), për të sfiduar trupin dhe mendjen tuaj! Ndiqni edhe faqen Sports Diplomacy – U.S. Department of State për të marrë të rejat më të fundit dhe për të mësuar më shumë!