Pak ditë më parë në një lokal në qendër të Elbasanit u ekzekutua avokati Ravik Gurra. Autorët e ngjarjes u larguan me shpejtësi dhe deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Ish-deputeti Luçiano Boçi në një prononcim për mediat u shpreh se kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, pasi Gurra kishte informacione për aktivitetin e grupeve kriminale.
“Unë mbroj atë tezën që ka thënë ish-Kryeministri, është një vrasje shtetërore. Avokati dinte shumë gjëra për shkak të punës së tij, si avokat i shumë grupeve kriminale në Shqipëri. Ishte nga ata persona që duke ditur shumë, ka rrezikuar shumë, ka rrezikuar jetën e tij dhe ka humbur jetë”, tha Luçiano Boçi.