E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Video/Shkelet ligji për barnat, shiten pa fletë-udhëzues

Barnat për pacientët shqiptarë shiten në shkelje të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik. Në ligjin e ri të barnave i cili u miratua në vitin 2014 përcaktohet madje duke nënvizuar se barnat duhet të bashkëshoqërohen me fletë-udhëzues për pacientin dhe detyrimisht kjo duhet të jetë në gjuhen shqipe përveçse në gjuhë të tjera ku tregtohet bari.

Por që prej 5 vitesh askush nuk i ka kontrolluar dhe penalizuar kompanitë të cilët tregtojnë barna me fletë shoqëruese në gjuhën indiane, turke, sllave dhe në rastin më të mirë në gjuhën angleze apo italiane  dhe vetëm në shqip  të cilën e kanë të detyrueshme nuk e zbatojnë.

“Top Channel”  i kujtoi institucioneve zbatimin e ligjit në tetor të vitit 2018  duke  treguar edhe barnat të cilat nuk e kanë fletë udhëzuesin në shqip. Por  prej 4 muajsh  tanimë kanë nisur takimet me përfaqësitë farmaceutike  për t’i detyruar që barnat që tregtohen në tregun farmaceutik shqiptar  të kenë fletë udhëzuesin në gjuhën shqipe.

Nga ana e tyre përfaqësitë farmaceutike kërkojnë 18 muaj kohë pasi kjo rrit koston për kompanitë farmaceutike  dhe  sipas tyre  u duhet kohë kompanive për të vendosur fletën shoqëruese të përkthyer brenda ose jashtë paketimit. Pasi për disa barna për të cilat nuk ka shume konsum  përfaqësitë kërkojnë që ta vendosin jashtë paketimit përkthimin në gjuhen shqipe.

Por edhe pse janë në shkelje të ligjit kompanitë farmaceutike ushtrojnë presion ndaj ministrisë së kjo kërkesë e shtuar mund t’i detyrojë kompanitë të tërheqin  barnat nga tregu farmaceutik shqiptar pasi është një treg i vogël. /Top Channel

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...