Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi u kap me 107 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni është zhvilluar në Kallpaq të Janinës, ndërsa shqiptari i arrestuar lëvizte me një makinë në kufirin e gjelbërt. Pas ndalimit të tij në makinë i janë gjetur 91 pako me 106 kg dhe 850 gram kanabis.
Po ashtu, i janë sekuestruar edhe 180 euro si dhe 2 celularë.