Policia kineze ka arrestuar më shumë se 80 persona të dyshuar të një grupi kriminal, i cili ka prodhuar dhe shitur vaksina të rreme kundër koronavirusit, brenda dhe jashtë Kinës.
Zyrtarët policorë në Pekin dhe në provincat Jiangsu dhe Shandong, kanë nisur operacionet pasi ka pasur dyshime se janë duke u prodhuar vaksine të rreme me përbërje të thjeshtë kripore, ka raportuar agjencia e lajmeve, Xinhua.
Vaksinat janë shitur në Kinë dhe në shtetet tjera, ndonëse ende nuk janë bërë të ditur emrat e vendeve tjera, transmeton AP. Sipas medias shtetërore, ky grup ka qenë aktiv prej shtatorit të vitit të kaluar.
“Kina tashmë ka raportuar për këtë situatë te vendet tjera relevante”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.