Krahas luftës për gjetjen e një vaksine, qeveria kineze është vendosur përballë edhe një sfide tjetër, atë të lajmeve të rreme. Zyrtarë të lartë të qeverisë kineze janë të shqetësuar, pasi raportimet për koronavirusin po përhapin panik në popullatë. Për këtë arsye, ata janë përpjekur të tregojnë edhe anën tjetër të medalje për koronavirusin, pacientët që trajtohen dhe shërohen.
Mediat shtetërore kineze kanë publikuar videon e mëposhtme ku shihen 20 pacientë që brohorisnin ndërsa ishin larguar nga një spital pas shërimit të plotë. Video është filmuar në Wuhan, epiqendra e virusit. Pavarësisht se lajmi ka bërë jehonë, mediat ndërkombëtare të cilat janë skeptike ndaj lajmit.
https://youtu.be/LDBmTAKfSpk