Përfaqësues të qeverisë kineze kanë drejtuar gishtin nga SHBA-ja si përgjegjëse për përhapjen e panikut për virusin misterioz kinez.
Kjo akuzë e tyre u artikulua pas vendimit të SHBA-së për shpalljen e emergjencës kombëtare dhe ndalimin e personave që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, veprimet e Shteteve të Bashkuara krijojnë frikë dhe përhapin panik, shkruan “BBC”.
“Janë saktësisht vendet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kapacitete të fuqishme për parandalimin e epidemive, që janë vendosur në ballë të marrjes së masave të tepërta, në kundërshtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, tha kjo zëdhënëse.