“Aminista Fiskale është e domosdoshme”. Kështu u shpreh kryeministri Rama në një komunikim LIVE në Facebook, ndërsa nënvizoi se përjashtohen politikanët dhe zyrtarët e lartë. Këtë nismë që prezantoi, ai tha se mbetet me shpresë që brenda muajit, Kuvendi ta miratojë.
“Fjala është për Amnistinë Fiskale, e domosdoshme pasi për 30 vjet me rradhë, ne e dimë shumë mirë që qindra mijëra qytetarë në emigracion, kanë punuar punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime pa mundur ti depozitojnë të gjitha në banka.
Duke vazhduar dhe me një shumicë dërrmuese në Shqipëri, që si rezultat i një transformimi mes individit dhe sistemit, kanë kursime që janë të interesuar ti depozitojnë nëpër banka dhe po ashtu kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruara.
Do jetë një amnisti gjithpërfshirëse, për të lehtësuar maksimalisht ata që jetojnë në emigracion dhe ata që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjeçare për të formalizuar paranë jo formale. Amnistia ndalon riciklimin e të ardhurave nga pasuritë kriminale”, tha Rama në komunikimin online.