Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Këta mahniten e pyesin ‘Pse Yuri Kim takon Lul Bashën?’

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse kjo betejë nis nga Njeriu?

Nga: Frrok Çupi

Mbrëmë vonë gazetarët panë që Yuri Kim kishte hyrë në një restorant ku priste Lul Basha, dhe vunë buritë ‘çfarë po ndodh’. Natyrisht, Kim dhe Basha morën nga një gotë verë dhe puna mori nja tre a katër orë. Restoranti është në qendër, në zonën më të dukshme, rreth selisë së qeverisë. Mediat e kthyen në një mister: ‘Pse zonja Kim (e SHBA) takoi Bashën (e PD)?’.

Po vetëm ky takim nuk duhet të ngjallë asnjë ‘mahi’, siç thonë në Kosovë. Shtetet e Bashkuara, sot e përditë, është garant e stabilitetit tonë, e paqes (kaq sa e kemi) e mos-rrënimit prapë si më parë.

E pra, sikur shtatë herë në ditë Amerika të kontaktojë ‘Lulin’, prapë nuk do të ishte tepër. Madje Amerika, sot për sot, ka më shumë arsye që të takojë kryetarin e Opozitës se sa kryetarin e qeverisë.

Çfarë arsyesh? Shumë të thjeshta:

Arsyeja se kazani i opozitës po zien, jo kazanë të tjerë. Aty përgatiten ‘ puçet’ kundër njëri-tjetrit, aty gatuhen molotovët, aty është përqendruar frika e liderëve se mos po vjen Drejtësia e na merr me vete, aty është strehuar presidenti i republikës duke braktisur ligjin, aty po bëhet gati ‘revolucioni permanent’ i dhunshëm deri në zgjedhje; aty po ravijëzohet edhe njëfarë anti- amerikanizmi që do ta ndikojë rajonin drejt një dorëzimi ndaj kaosit e pastaj drejt Rusisë… Ja pra pse është e njohur një nga arsyet.

Arsyeja se PD duhet të ndahet prej traditës së dhunës që e ka lodhur kombin tonë që prej vitit 1996, shto 4 dekada më parë. Luli nuk ka aq shumë mundësi sa ta ndajë muhabetin, por të paktën me vulën e tij të mos marrë ‘visto’ dhuna në bulevarde dhe mbi institucione. Preludi i një kaosi të përgatitur, me partinë e presidentit në krye, u duk këto ditë me rastin e ‘Klodianit’.

Luli ka rastin të rreshtohet ‘me Amerikën’.

Grupimi i ‘pushtetit të vjetër’ po tenton ta zgjerojë rrezen e një kaosi të mundshëm para zgjedhjeve ose para gjyqeve; rrethi duket se po shkon që këtu deri në Kosovë e Tetovë. Ud presidente Vjosa Osmani vrapoi në Tiranë për t’i dhënë mbështetje pushtetit të vjetër. Nesër mund të ndodhë më keq me aktet e VV ose të disa luftëtarëve që i ka lajmëruar Meta ynë; ata këtej rrotull kanë qenë. Po me këtë rast, Luli mund të luajë edhe rolin si ‘nip Kosove’ e të thërrasë krahinën për maturi.

Ka edhe arsye më të tejshme: PD duhet të përgatitet që të dalë nga strofulla dhe të kthehet në politikë. Sado e vogël të mbetet, pas pastrimit, PD duhet të marrë përgjegjësi si shtetare. Mund të jetë e volitshme që pas zgjedhjeve të 25 prillit, PD të hyjë në koalicion qeverisës me PS. PS, edhe sikur 94 deputetë të fitojë, përsëri do të ishte e shëndetshme që të merrte në gji edhe PD-në. Duhet stabilitet.

Ka plot arsye: Më e afërta është që PD të ndahet nga korrupsioni dhe krimi i vjetër e i ri. Opozita duhet e pastër- para së gjithash. Zonja Kim këtë kërkesë e bëri direkt para Bashës. ‘Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër’, tha ajo. Tani është punë e Lulit nëse mund të përjashtojë nga listat gjithë ata ‘të mallkuar’ të pushtetit të vjetër. A do të mund ta përjashtojë, për shembull, zotin Berisha? Se këtu fillon puna. Ose a mund t’u largohet kthetrave të Metës?

… E këta mahniten ‘ pse Kim takon Bashën?’

Tags: Frrok Çupilulzim bashaopinionYuri Kim

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Bonusi për pensionistët/ Datat e shpërndarjes së lekëve sipas kategorive

Bonusi për pensionistët/ Datat e shpërndarjes së lekëve sipas kategorive

Video/ Ndodh çudia në Spanjë, lojtari luan futboll me celular në xhep

Video/ Ndodh çudia në Spanjë, lojtari luan futboll me celular në xhep

SHBA, ekspertët shqyrtojnë vaksinën e Moderna-s

SHBA, merr autorizimin vaksina e dytë ndaj Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën
Kosovo

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

by mirseda
23:03 | 21/11/2025
0

“Vëllai i Madh” ka marrë një vendim jo të mirë për tre banorët gjatë prime-it të sotëm....

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

22:15 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com