Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Këta janë 10 muzikantët më të pasur për vitin 2019

6 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Këta janë 10 muzikantët më të pasur për vitin 2019

Grupimi i vogël i muzikantëve, që arrijnë një famë mbarëbotërore, ka të ngjarë të krenohet me pasurinë e madhe që zotëron secili prej tyre. Falë revistës “Forbes”, ne e dimë saktësisht se cilët artistë ndodhen në majë të këtij klasifikimi. Ja cilët janë pra 10 muzikantët, më të pasur në botë për këtë vit:

  1. Mariah Carey 

Me një pasuri prej 535 milionë dollarësh, Mariah Carey, ndryshe nga disa prej kolegëve të saj, i ka fituar paratë thuajse vetëm përmes angazhimit të saj në muzikë dhe kinematografi.Që nga debutimi i saj në botën e muzikës në vitin 1988, Carey ka shitur mbi 200 albume në mbarë botën, dhe ka fituar 5 çmime Grammy Awards.

  1. Madonna 

Pasuria 590 milionë dollarë. Edhe pse Madona debutoi në tregun muzikor në vitet 1980, ku ajo prodhoi hite si “Like a Virgin” dhe “Vogue”, ka ditur të rishpikë vazhdimisht veten, duke qëndruar në një pozitë të rëndësishme gjatë gjithë karrierës së saj, e cila tashmë shtrihet në 4 dekada. Përveç katalogut mbresëlënës muzikor, Madona ka fituar edhe 2 çmime Golden Globe në kinemarografi, njërin prej të cilëve për rolin e saj si protagoniste në filmin “Evita”, të vitit 1996.

  1. Bono Vox 

Pasuria 700 milionë dollarë. Lideri i grupit muzikor U-2, ka shkruar disa këngë me motive politike, të frymëzuara nga tensioni midis Republikës së Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, një konflikt i dhunshëm qindra vjeçar, që ka marrë fund vetëm 20 vjet më parë. Përveç karrierës muzikore, Bono ka bërë emër si filantrop, dhe një biznesmen i respektuar.

  1. Dr.Dre  

Pasuria 740 milionë dollarë. E nisi karrierën e tij në industrinë e muzikës si një reper i grupit ‘NWA’, që ishte i njohur për tekstet që frymëzonin dhunë. Ai ka bashkëpunuar dhe ndihmuar ngjitjen në karrierë të repistëve të tjerë të njohur si 2Pac, Snoop Dog dhe Eminem. Vitet e fundit, Dr. Dre ka bërë një jetë më të qetë, larg skenës dhe vëmendjes së publikut.

  1. Celine Dion  

Pasuria 750 milionë dollarë. Ndonëse është më e njohur për kolonën zanore të filmit “Titanik” në vitin 1997, me këngën “My heart will go on”, karriera muzikore e Dion është po aq mbresëlënëse. Ajo ka fituar 5 çmime Grammy Awards, duke performuar në gjuhë të ndryshme, duke përdorur një stil të larmishëm muzikor.

  1. P.Diddy 

 Pasuria 800 milionë dollarë. Ashtu si Dr.Dre, edhe Diddy e nisi si një reper dhe producent. Muzika që ai krijoi në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, i shërbeu si një trampolinë për t’u marrë me biznese të tjera. Vitet e fundit, pjesa më e madhe e të ardhurave të tij, ka ardhur pikërisht nga sipërmarrje të tjera.

  1. Herb Alpert

Pasuria 850 milionë dollarë. Kompozitor i diskut sensual klasik “Rise”, Alpert ndryshe nga të tjerët, është një muzikant paksa i pazakontë. Fama e tij, nuk erdhi nga rrymat e zakonshme muzikore pop apo rok. Në fillimet e karrierës, ishte kompozitor dhe instrumentist i grupit “Herb Albert & Tijuana Brass”.

  1. Jay-Z

Pasuria 900 milionë dollarë. Gjatë karrierës së tij, ka fituar 19 çmime Grammy Awards, dhe ka shitur mbi 100 milionë albume në mbarë botën. Edhe pse e nisi si reper, kompanitë e tij të ndryshme, kanë kontribuar më shumë në pasurinë që ka aktualisht. Jay-Z, ka ndihmuar në fillimet e karrierës artistë të njohur si Kanye West dhe Rihanna.

  1. Paul Mccartney 

Pasuria 1.2 miliardë dollarë. Me një diskografi, që përfshin 32 vende të para në hit-paradat botërore, të drejtat e autorit për më shumë se 25.000 këngë, dhe një karrierë muzikore prej 6 dekadash, është e lehtë të kuptohet pse ky ish-anëtar i grupit të famshëm Beatles, zë vendin e dytë me këtë shumë marramendëse parash.

  1. Andrew Lloyd Weber 

Pasuria 1.28 miliardë dollarë. Kompozitori amerikan, është bërë sinonim me botën e Broduejit.

Puna e tij, ka diktuar punën e brezit aktual të muzikantëve. Disa nga veprat e tij më të famshme kanë qenë muzikalët si ”Cats”, “Joseph” dhe “Amazing Technicolor Dreamcoat”, “Evita”, “Phantom of the Opera”, “Jesus Christ Superstar”, si dhe shumë të tjerë. Ueber ka fituar gjithashtu një çmim Grammy Awards./ Tirana Today

Tags: me te pasurmuzikantetviti 2019

TË LIDHURA

9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

08:13 | 05/09/2025
Politika sfidon artin! Turqia ndaloi koncertin e këngëtarit francez për mbështetje ndaj Izraelit
Bota

Politika sfidon artin! Turqia ndaloi koncertin e këngëtarit francez për mbështetje ndaj Izraelit

08:57 | 04/09/2025
Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale
Aktualitet

Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale

13:17 | 03/09/2025
Next Post
Frika nga vdekja, ndikoi në zbutjen e njeriut të lashtë dhe në lindjen e ndjenjës së moralit

Frika nga vdekja, ndikoi në zbutjen e njeriut të lashtë dhe në lindjen e ndjenjës së moralit

“Ka vrarë fëmijë në Gërdec”, Shkëlzen Berisha merr vendimin pas akuzës së Rezarta Shkurtës

“Ka vrarë fëmijë në Gërdec”, Shkëlzen Berisha merr vendimin pas akuzës së Rezarta Shkurtës

Tritoli në makinën e zyrtarit të Bashkisë Fushë-Krujë, zbardhen konfliktet e të birit

Tritoli në makinën e zyrtarit të Bashkisë Fushë-Krujë, zbardhen konfliktet e të birit

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Drama arrin kulmin/ Fero, Arbenitës: “Ti vrave babain tënd”
Showbizz

Drama arrin kulmin/ Fero, Arbenitës: “Ti vrave babain tënd”

by mirseda
19:15 | 05/09/2025
0

Drama mes Arbenitës dhe Feros po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Pas reagimit të gjatë ku...

Kurti përkujtoi Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes, duke e quajtur “shembullin më sipëror”

Kurti përkujtoi Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes, duke e quajtur “shembullin më sipëror”

18:52 | 05/09/2025
Serbi/ Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet

Serbi/ Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet

18:19 | 05/09/2025
Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vdekur dhe dy të plagosur

18:11 | 05/09/2025
Kryeministri Bayrou rrezikon të humbasë votëbesimin, Macron kërkon emërimin e pasardhësit para grevave në 18 shtator

Kryeministri Bayrou rrezikon të humbasë votëbesimin, Macron kërkon emërimin e pasardhësit para grevave në 18 shtator

18:04 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com