Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Këshillimi Kombëtar, anketim pa vlerë statistikore

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Eduard Zaloshnja

Mbi gjysmë milion banorë të rritur të Shqipërisë (ndër rreth 2.1 milionë banorë të rritur gjithsej) u bënë pjesë e anketës “Këshillimi Kombëtar”, të organizuar, promovuar e financuar nga qeveria Rama. Një kampion i tillë gjigant anketimi do të ishte ëndërr për çdo sondazhist në botë.

Në SHBA, për shembull, madhësia e kampionëve të anketimeve që publikohen në media (sondazheve, siç njihen gjerësisht) variojnë nga 1000 deri 1500 të anketurar (ndër 210 milionë banorë të rritur amerikanë). Dhe ato rezultojnë me një marzh të gabimit statistikor që luhatet rreth plus/minus 3%. Por kampionët e atyre sondazheve ndërtohen me kritere strikte statistikore, për të përfaqësuar statistikisht popullsinë e rritur.

Në qoftë se kampioni gjysmëmilionësh shqiptar i Këshillimit Kombëtar do të ishte ndërtuar me të njëjtat kritere rigoroze si të sondazheve të sipëpërmendura, marzhi gabimit statistikor do të kishte qenë mikroskopik – vetëm plus minus 0.1%. Por anketimi i organizuar, promovuar e financuar nga qeveria Rama nuk i përmbahej asnjë kriteri statistikor…

Kampioni gjysmëmilionësh shqiptar i Këshillimit Kombëtar nuk dihet nëse ka shpërndarje gjinore e moshore të ngjashme me të popullsisë së rritur të vendit. Ai kampion nuk dihet nëse ka shpërndarje gjeografike të ngjashme me të popullsisë së rritur të vendit. E për më tepër, ai kampion nuk dihet nëse e përfaqëson politikisht popullsinë e rritur të vendit. Që të ndodhte kjo e fundit, do të duhej që të anketuarit të kishin votuar pak a shumë kështu vjet më 25 prill: 41% për dy partitë në pushtet (PS e PSD), 33% për PD-AN, 6% për LSI dhe 20% të mos kishin votuar fare.

Në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar nuk kishte pyetje në lidhje me profilin demografiko-gjeografiko-politik të të anketuarve, për të siguruar anonimitetin e plotë të tyre. Për rrjedhojë, kampioni gjysmëmilionësh shqiptar i atij anketimi nuk dihet se çfarë përfaqëson statistikisht. Është një thes gjigant, por që s’dihet çfarë ka brenda – e si rezultat, asnjë përqindje e llogaritur prej tij nuk ka vlerë statistikore.

Me një fraksion të atyre parave të taksapagueve të thjeshtë shqiptarë që u shpenzuan për të mbledhur opinionet e tyre në Këshillimin Kombëtar, mund të ishte zhvilluar në terren një anketim tejet rigoroz, me kritere strikte statistikore…

Tags: anketimEduard Zaloshnjakeshillimi kombetar

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Lefter Koka kërkon heqjen nga sekuestro të kantinës së verës

Arrestimet/ Ambasadorja amerikane shkon në SPAK, takon Arben Krajën

Legalizimi i k*nabisit si Kalë Troje…







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

by mirseda
21:16 | 06/06/2026
0

Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e...

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com