Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me Arben Krajën në ambientet e SPAK. Kim ka shkruar në rrjetet sociale se e ka uruar Krajën për punën e prokurorëve dhe hetuesve, e cila sipas saj, ka prodhuar rezultate reale. Ambasadorja amerikane thekson se rekordi në rritje i hetimeve, ndjekjeve penale, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“U takova sot me kreun e SPAK, Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit për prodhimin e më shumë rezultateve reale në interes të publikut shqiptar. Rekordi në rritje i hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj., tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.
Ambasadorja i mëshon faktit se SHBA-ja do të vazhdojë që të mbështesë fuqimisht Reformën në Drejtësi.
“SHBA do të vazhdojë që të mbështesë fuqimisht Reformën në Drejtësi, duke përfshirë punën me SPAK, për t’i dhënë fund SPAK, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të plotësuar kërkesat e BE, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesës së gjithë njerëzve për drejtësi”.