Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruan Presidentit Trump për Kosovën

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruan Presidentit Trump për Kosovën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkroi një letër në fund-javë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku theksoi rëndësinë që ka mbështetja amerikane për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Diplomatët shqiptarë, anëtarë të këtij Këshilli, theksuan se në këto bisedime u duhet qëndruar besnik parimeve të Planit Ahtisari mbi statusin e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë iu drejtua këtë fundjavë me një letër publike presidentit të SHBA-ve Donald Trump, ku vlerësoi lart përkushtimin e administratës amerikane në përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Në letër për presidentin Trump ndalemi te ajo që e kemi frikë se mund të ndodhë dhe që ne e shohim si një e keqe me përshkallëzim, dhe që është prekja e kufijve aktualë të Kosovës, kufij të njohur ndërkombëtarisht dhe ajo që thuhet shpesh si këmbim territoresh. Ky do të ishte një çmim me pasoja jo vetëm për Kosovën po edhe për gjithë rajonin”, thotë Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Besnik Mustafaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Këshilli i Ambasadorëve, një organizatë e formuar prej dy vjetësh nga ish-ministra të jashtëm dhe ish-diplomatë shqiptarë të nivelit të lartë, shprehu besimin se ky dialog Kosovë – Serbi, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA, ofron një mundësi të re për të dy vendet. Ndaj Këshilli e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

“Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është një konflikt ende i pambyllur. Dhe SHBA si një vend kontributor i jashtëzakonshëm dhe i dorës së parë për paqen dhe stabilitetin në botë synojnë ta zgjidhin këtë problem. Sepse pa një zgjidhje përfundimtare që do të çonte në njohjen reciproke mes të dy vendeve dhe në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre nuk pritet të ketë paqe të sigurtë mes Serbisë dhe Kosovës dhe në gjithë rajonin”, tha zoti Mustafaj.

Ai veçoi nga letra për presidentin amerikan Trump se tanimë janë arritur disa rezultate premtuese me marrëveshjet mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Special, Ambasadorit Richard Grenell, ndërsa tani Kosova ka një qeveri të re VV – LDK.

“Kryeministri është i Vetëvendosjes, gjysma e qeverisë është nga Vetëvendosja, programi i qeverisë është në masë të madhe pjesë e angazhimeve elektorale të Vetëvendosjes, ndërsa kryeministri Kurti ka deklaruar se do t’i drejtojë ai negociatat me Serbinë, duke ia hequr mandatin edhe presidentit edhe parlamentit. Të gjithë këto elementë e kanë shtuar vëmendjen e SHBA ndaj Kosovës”, tha ish ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Mustafaj.

Sipas Zotit Mustafaj, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fort se rezultati i dialogut Kosovë- Serbi do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar “Plani Ahtisaari”.

Ai shton se ardhja në qeverisjen e Kosovës të Lëvizjes Vetëvendosja e ka rritur vëmendjen ndërkombëtare.

“Nuk mund të them se ka përshpejtuar zhvillimet, po e ka rritur vëmendjen e ndërkombëtarëve, si të BE-së edhe SHBA-ve, e posaçërisht SHBA-të janë besimplota se gjërat do të ecin ngadalë, por në drejtimin e duhur në këto negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Tani duhet vëmendje më e madhe. Për Kosovën është fat i mirë që vëmendja vjen posaçërisht nga SHBA-të, sepse për hir të së vërtetës, garant më i madhe se sa BE-ja lidhur me rezultatet e kësaj marrëveshje dhe me zbatimin e saj janë SHBA-të”, tha zoti Mustafaj.

Këshilli i ambasadorëve shqiptarë thekson se parimet udhërrëfyese të planit Ahtisari sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik, theksohet në letrën drejtuar presidentit Trump nga Këshilli i ambasadorëve shqiptarë.

Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore. /Voa

Tags: Këshilli i AmbasadorëvekosovapresidentiTrump

TË LIDHURA

‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’
Bota

‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’

09:57 | 24/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali
Rajoni

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Shkatërrohet grupi kriminal i Elvis Demçes, policia italiane arreston 14 persona
Rajoni

Shkatërrohet grupi kriminal i Elvis Demçes, policia italiane arreston 14 persona

14:21 | 20/06/2025
Next Post
Zbarkojnë në Shqipëri 50 refugjatët e parë sirianë

Zbarkojnë në Shqipëri 50 refugjatët e parë sirianë

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Përplasen tre makina, lëndohet një grua shtatzënë

Italia e pafuqishme para koronavirusit, kryeministri firmos dekretin

Italia e pafuqishme para koronavirusit, kryeministri firmos dekretin

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli
Aktualitet

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

by mirseda
14:16 | 26/06/2025
0

GJKKO ka marrë vendimin për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit të...

Erdogan tregon bisedën me Trump: Kërkova angazhim për paqe në Gaza dhe Ukrainë

Erdogan tregon bisedën me Trump: Kërkova angazhim për paqe në Gaza dhe Ukrainë

14:13 | 26/06/2025
Arrestohet “Fito”, njeriu më i kërkuar në Ekuador

Arrestohet “Fito”, njeriu më i kërkuar në Ekuador

13:32 | 26/06/2025
“I dhamë një shuplakë Amerikës”- Khamenei shpall fitoren ndaj Izraelit: I shembëm

“I dhamë një shuplakë Amerikës”- Khamenei shpall fitoren ndaj Izraelit: I shembëm

13:17 | 26/06/2025
“Gjithmonë kam thënë jo”, Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

“Gjithmonë kam thënë jo”, Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

13:08 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com