Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Keqkuptimi opozitar me lirinë

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Politika po na bën të gjithëve sofistë

Nga: Klementin Mile

Nga këndvështrimi i motivimit popullor, keqkuptimi kryesor i opozitës është predikimi i lirisë së lashtësisë në kushtet e modernitetit. Si rezultat i këtij keqkuptimi, opozita i propozon popullit një liri që ky i fundit as e vlerëson dhe as e kupton si liri. Modernët mund t’i motivojë vetëm liria moderne, çdo propozim tjetër është i kotë, i pavend dhe kundërproduktiv.

Thuajse dy shekuj më parë, filozofi dhe aktivisti politik zviceriano-francez Benjamin Constant ndërmori një studim historik të lirisë. Ai zbuloi se liria e lashtësisë ishte shumë e ndryshme nga liria moderne.

Në modernitet liria është një lloj pavarësie në paqe. Ajo kuptohet si e drejta për t’iu nënshtruar vetëm ligjeve dhe për të mos u arrestuar, burgosur, keqtrajtuar apo dënuar me vdekje, në asnjë mënyrë prej vullnetit arbitrar të një ose më shumë individëve.

Ajo është e drejta e gjithsecilit të shprehë opinionin e tij, të zgjedhë një profesion dhe ta praktikojë atë, të zotërojë pronë private dhe madje të abuzojë me të; të vijë dhe të ikë pa qenë nevoja të kërkojë leje dhe pa dhënë llogari për motivet e udhëtimeve të tij, apo marrëveshjet që realizon.

Është e drejta e gjithkujt të shoqërohet dhe bashkohet me individë të tjerë, si për të diskutuar mbi interesat e tyre dhe për të praktikuar besimin fetar që preferojnë, ashtu dhe thjesht për të kaluar ditët dhe orët në mënyrën më të pajtueshme me prirjet dhe dëshirat e tyre.

Së fundmi është e drejta e gjithkujt të synojë të ushtrojë influencë mbi administratën dhe qeverisjen si duke zgjedhur të gjithë apo një pjesë të zyrtarëve, ashtu dhe nëpërmjet përfaqësimit, peticioneve apo kërkesave të cilave autoritetet janë të detyruara t’u kushtojnë vëmendje dhe të përpiqen t’i realizojnë.

Nga ana tjetër, liria e lashtësisë ishte pjesëmarrje në jetën politike kolektive. Ajo konsistonte në ushtrimin kolektiv, por direkt, të disa pjesëve të sovranitetit total; në diskutime dhe rrahje mendimesh në sheshe publike mbi çështje të luftës dhe të paqes; në krijimin ose jo të aleancave me qeveritë e huaja; në votimin e ligjeve; në marrjen e vendimeve gjyqësore; në shqyrtimin e llogarive, veprimeve dhe administrimit të gjykatësve; në thirrjen e tyre për tu paraqitur përpara popullit të grumbulluar; në ngritjen e akuzave, dënimin apo shkarkimin e tyre.

Në periudhën antike vullneti i çdo individi kishte ndikim real. Për rrjedhojë njerëzit në lashtësi ishin të gatshëm të bënin sakrifica të mëdha për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e tyre politike dhe pjesën që u takonte nga administrimi i shtetit.

Ndërsa tani individi, i humbur në mizërinë e turmës, nuk mund pothuajse kurrë të perceptojë apo të marrë me mend ndikimin që ushtron në punët e shtetit. Për rrjedhojë individët bashkëkohorë duhet të jenë shumë më të lidhur sesa ata në lashtësi me pavarësinë individuale.

Njerëzit në lashtësi, kur sakrifikonin pavarësinë individuale për të ruajtur të drejtat politike të tyre, sakrifikonin më pak për të arritur më shumë; sot, duke kryer të njëjtën sakrificë ne japim më shumë për të marrë më pak.

Atëherë, çfarë duhet të bëjë opozita? Së pari, ajo nuk duhet t’i trajtojë qytetarët modernë sikur të kishin motivimin dhe konstruktin vleror të antikëve. Të thërrasësh njerëz në protesta politike është kundër frymës së modernitetit. Mund t’i thërrasësh, por nuk do të vijnë.

Së dyti, opozita duhet të promovojë në alternativën e saj lirinë individuale dhe lirinë politike. Constant e thotë qartë që liria individuale është liria moderne e vërtetë. Liria politike është garanti i saj dhe, për pasojë, liria politike është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme.

Por t’u kërkosh njerëzve të ditëve tona të sakrifikojnë, sikurse ndodhte në lashtësi, lirinë individuale të tyre për lirinë politike, ky është mjeti më i sigurt për t’i shkëputur prej së parës dhe, me t’u arritur kjo, për t’i privuar dhe prej së dytës. /Gazeta Liberale

 

Tags: Benjamin ConstantKlementin Mileopozita

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Alarm në Këlcyrë, pako e dyshimtë pranë varrezave greke

Alarm në Këlcyrë, pako e dyshimtë pranë varrezave greke

Detajet/Vranë kryetarin e Njësisë Kotë, arrestohen autorët

Degjeneron sherri mes tre të rinjve, parandalohet ngjarja e rëndë

10 gjallesat më të vjetra në botë, zbuloni ku jetojnë

10 gjallesat më të vjetra në botë, zbuloni ku jetojnë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hamasi zhvendos pengjet, përgatit “pritë legjitime” në qytetin e Gazës
Bota

Hamasi zhvendos pengjet, përgatit “pritë legjitime” në qytetin e Gazës

by mirseda
09:27 | 15/09/2025
0

Hamasi ka filluar zhvendosjen e disa pengjeve mbi tokë në Rripin e Gazës në një përpjekje për...

Struktura e re e Komisioneve në Kuvend, Peleshi mbledh krerët e grupeve parlamentare të partive

Struktura e re e Komisioneve në Kuvend, Peleshi mbledh krerët e grupeve parlamentare të partive

09:23 | 15/09/2025
Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

09:19 | 15/09/2025
“Ndoshta do të më duhet t’i bind të takohen”, Trump: Urrejtja midis Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme

“Ndoshta do të më duhet t’i bind të takohen”, Trump: Urrejtja midis Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme

08:18 | 15/09/2025
Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

22:52 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com