E diel, 9 Gusht, 2020
34 C
Tirana

Keqkuptimet e opozitës parlamentare rreth sistemit zgjedhor

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Pandemia në vend/ Pipero: E them me sinqeritet se jemi të lodhur

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero foli së fundmi për ngarkesën e madhe në spitalin e sëmundjeve infektive, si pasojë e koronavirusit. “E them me sinqeritet se...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

“Objektivi i atentatit ishte djali im”/ Flet pronari i hotelit në Tushemisht

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, ka dhënë një prononcim për mediat. Ai...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 135 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa ka...

Pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit

Ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro....

Nga: Ervis Iljazaj

Reforma zgjedhore është kthyer në kryefjalën e debatit publik, për faktin se është një nga kushtet kryesore të vendosura për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe një mundësi për të rikthyer komunikimin politik midis mazhorancës dhe opozitës.

Një aspekt shumë të rëndësishëm në reformën zgjedhore e zë dhe sistemi zgjedhor, ose më saktë mekanizmi që kthen votat në mandate, dhe të gjitha efektet që ka ai në sistemin politik të një vëndi.

Për sistemin zgjedhor aktual që ka Shqipëria, atë proporcional rajonal me lista të mbyllura ka shumë kritika nga ekspertë, shoqata, apo faktorë të ndryshëm të jetës publike. Kritikat janë të gjitha të drejta, sepse sistemi zgjedhor që ka Shqipëria aktualisht nuk është nga më të mirët e mundshëm.

Por, rreth kësaj çështje në debatet publike janë krijuar disa mite të rreme, të cilat nësë nuk adresohen sic duhet i bëjnë dëm debatit  dhe zgjidhjes që i duhet vëndit në këto momente. Mite të cilat kryesisht po ngrihen nga opozita parlamentare duke qenë se ndryshimin e sistemit e kanë patur deri më tani si të vetmen betëjë politike dhe cështje rreth së cilës kanë fokusuar aktivitetin e tyre rastatësor dhe të shkurtër politik.

E para, nuk ekziston asnjë sistem zgjedhor perfekt. Prandaj, debatet që një sistem apo një sistem tjetër është në mënyrë absolute zgjidhja për Shqipërinë, janë debate absurde. Asnjë sistem zgjedhor nuk është totalisht i mirë, apo totalisht i keq.

Sistemet zgjedhore kanë dy funksione kryesore. Të sigurojnë përfaqësimin politik të një shoqërie dhe të garantojnë një qeveri të qëndrueshme. Sepse, demokracia përvecse përfaqësim duhet të jetë dhe vendimarrje.  Në të kundërt, nuk ka asnjë vlerë procesi i garës në një demokraci. Në këtë kuptim, sistemet proporcionale garantojnë më shumë përfaqësimin politik, ndërsa ato mazhoritare më shumë qëndrueshmëri të qeverive.  Për këtë arsye, shumë vënde demokratike mundohen të korrektojnë sistemet e tyre me qëllim që të garantojnë të dyja funksionet që ka një sistem zgjedhor.

Aq më tepër absurde janë  debatet për një sistem zgjedhor që të kthejë të gjitha votat në mandate. Kjo është një tjetër kritikë e pakuptimë që i bëhet sistemit zgjedhor aktual që ka Shqipëria, kryesisht nga partitë e vogla.

I vetmi sistem i mundur që kthen të gjitha votat në mandate është ai proporcional kombëtar pa prag, por që praktikisht nuk aplikohet në asnjë vend për faktin se fragmentizon në mënyrë të skajshme jetën politike. Por, më shumë se sa sistemi zgjedhor, ndikon në sistemin politik sjellja e partive politike. Shembulli më i mirë për të kuptuar rëndësinë e sjelljes politike pavarësisht sistemit është Shqipëria. Para 2008-së kur kemi patur një sistem zgjedhor miks, ku 100 deputetë zgjidheshin me mazhoritar, parlamenti shqiptar kishte më shumë parti se sa tani që kemi një proporcional. Të gjithë e kujtojmë fenomenin e ‘’Dushkut’’, ku në një zonë elektorale dolën shumë deputetë, pikerisht për sjelljen e forcave politike.

Lexo edhe :   Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit
Lexo edhe :   6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

E dyta, sistemi zgjedhor, megjithëse një instrument dhe reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe që duhet të ndryshohet, nuk është shpëtimi i demokracisë shqiptare. Nësë mendojmë në këtë mënyrë, atëherë vetëm sa do ti hidhet hi syve shqiptarëve për ti thënë që ja ku e gjetëm ilacin e të gjitha sëmundjeve të demokracisë në Shqipëri. Problemi i vërtetë i demorkacisë shqiptare janë vota e lirë, institucionet e pavaruara, sidomos një pushtet gjyqsor i pavarur,  apo ndërtimi i shtetit së drejtës në tërësi.

E treta, thuhet shpesh që ky sistem zgjedhor ka rritur ndjeshëm pushtetit e kryetarëve të partisë duke instaluar  kryetarokracinë. I gjihë ky kostatim është mëse i vërtetë, por problemi i përsonalizimit të politikës është më i gjerë se kaq, dhe nëse fokusohemi vetëm te sistemi zgjedhor për të zgjidhur këtë problem jemi në rrugë të gabuar.

I vetëm sistemi zgjdhor nuk mund të evitojë kryetarokracinë. Problemi i vërtetë është funkasionimi dhe organizmi i partive politike. Është pikërisht trasformi i partive politike drejt personalizimit dhe pushtetit të kryetarëve  që ka krijuar kryetarokracinë. Prandaj, në këtë drejtim më shumë se sa një sisitem zgjedhor ndryshe, duhet një reformë për ligjin organik të partive politike, duke filluar që nga organizimi, funksionimi dhe financimi i  tyre. Me këtë ligj që kemi sot për partitë politike, ato kanë misione publike, por funksionojnë me logjikë private. Çështja e funskionimit të brendshëm të partive, është cështje që duhet të na përkasi të gjithëve, dhe jo vetëm antarëve të tyre, pasi ato kanë një rol shumë të rëndësishëm në rendin ksuhtetues shqiptar.

E katërta, një nga problemet kryesore të politikës shqiptare sot është kriminalizimi i saj. Mirëpo, sistemi zgjedhor nuk e zgjidh një cështje të tillë, ose më saktë nuk mjafton për ta zgjidhur atë. Një nga arsyet se përse u ndryshua sistemi zgjedhor në Shqipëri në vitin 2008, ishte pikërish shmangia e të fortëve që hyn në politikë nëpërmjet sistemit mazhoritar që kishim para këtij aktualit.  Historia tregoi, që jo vetëm që ky sistem nuk e shmangu këtë fenomen, por e thelloi atë.

Dhe e fundit, thuhet shpesh që ky sistem zgjedhor pengon përfaqësimin politik të forcave apo lëvizjeve të reja politike që kërkojnë të garojnë për të fituar konsesus popullor. Ky është gjithashtu një mit i rremë. Nëse një levizije e re politikë ka vizon, ka moral dhe krijon besueshmëri te qytetarët, nuk ka sistem zgjdhor në botë që ta ndalojë për të fituar konsensus dhe të përfaqësohet në parlamentin e Shqipërisë. Ajo që ndalon një forcë të re,  është natyra klienteliste e votuesit shqiptar, apo kultura për të shitur votën. Mirëpo, fatkeqësisht këtë kulturë antidemoraktike nuk e shmang dot një sistem zgjedhor. /Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

Gati për aventurën e re, Pirlo: Jam i lumtur

Juventusi shkarkoi Maurizio Sarrin ditën e djeshme dhe nuk humbi shumë kohë për të zgjedhur pasuesin e tij. Drejtuesit e bardhezinjve vendosën t’i besonin Andrea...

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, i merr flakë edhe banesa! Ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bujkë, Bashkia Mat, ku një i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi. 79-vjeçari...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Mungon Marquez, në MotoGP triumfon i “panjohuri” Binder

Në mungesë të “gjigantit” Marc Marquez, ende i dëmtuar nga një aksident i rëndë, pilotë të tjerë mundohen të shijojnë triumfin në MotoGp. Në Republikën...