Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, në të gjithë territorin. Pasditja, por kryesisht mbrëmja sjell vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, më të shpeshta në ekstremin Verior dhe zonat Lindore.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2-3 ballë.
Temperaturat e ajrit ulen 2 gradë në mëngjes e mesditë, duke luhatur ekstremumet termike nga 5 në 27 gradë.