Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu ka vendosur të ofrojë një shumë prej 100 mijë eurove për të prekurit nga tërmeti i djeshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari zbuloi se edhe ai i është bashkuar shumë kolegëve të tyre që po bëjnë gjithçka për ta bërë më të lehtë jetën e banorëve të prekur nga tërmeti.
“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë.
Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar”, shkruan Ermali teksa jep dhe lajmin për donacionin e madh.
Ndërkohë, babai i tij, Sabri Fejzullahu ka vendosur që të lirojë shtëpinë për një familje 6 anëtareshe, e cila është prekur nga tërmeti.