Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

KE-Shqipërisë: Progres në reforma, korrupsioni mbetet problem shqetësues

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Progres raporti i KE për Shqipërinë: Nuk ka negociata pa Gjykatë Kushtetuese

Komisioni i BE-së vlerëson, se Shqipëria ka përparim vendimtar drejt hapjes së negociatave. Komisioneri Várhelyi, e kushtëzoi hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi i mirë vjen nga komisioneri i zgjerimit, Olivér Várhelyi. Ai e dha këtë lajm kur paraqiti  në Bruksel, të martën ( 06.10) raportin vjetor për progresin në zbatimin e reformave themelore në vendet e Ballkanit Perëndimor, Paketën Vjetore të Zgjerimit dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Balllkanin Perëndimor, 2021-2027.

“Shqipëria ka bërë tashmë një përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare, ” tha të martën komisioneri Várhelyi

Vendimin e Këshillit Europian në Mars të këtij viti për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, komisioneri Várhelyi, e sheh të lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit.

“KE ka përforcuar politikën e zgjerimit në tri pista: metodologjinë që çoi në vendimin e shteteve anëtare për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut, gjë që tregon mbajtjen e premtimeve nga BE; angazhimin e vendeve partnere në BP për reforma të mëtejshme; mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike dhe konvergjencën e rajonit me BE, me anë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve, që KE sapo ka miratuar,” theksoi Várhelyi.

Mesatarisht e përgatitur

Raporti e quan “politikën e besueshme të zgjerimit një investim gjeostrategjik për paqe, siguri dhe rritje ekonomike në gjithë Evropën, aq më tepër në kohën e rritjes së sfidave dhe ndarjeve globale”. “Perspektiva e vendosur dhe e bazuar në meritat e anëtarësimit të plotë të BP në BE është në vetë interesin politik, të sigurisë dhe ekonomisë të BE”, theksohet në raport.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Oliver Varhelyi
                                      Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Oliver Varhelyi

Për Shqipërinë dhe Maqedonisë e Veriut, KE pret që konferencat e para ndërqeveritare të mblidhen sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kornizave negociuese nga Këshilli Europian. Komisioni i BE-së (KE) e vlerëson Shqipërinë të jetë mesatarisht e përgatitur për reformën e administratës së saj publike dhe sistemin gjyqësor.

“Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, duke vazhduar të prodhojë rezultate të prekshme, duke përmbushur kushtin për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Deri tani janë përpunuar më shumë se 286 dosje, duke çuar në 62% shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajustifikuara apo dorëheqje,” vë në dukje raporti i KE.

Komisioneri Olivér Várhelyi, e kushtëzoi hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Niveli i përgatitjes së Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit cilësohet ”i një farë niveli” dhe progresi “i mirë.”

“Dënimet përfundimtare për zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Organet e specializuara antikorrupsion të sapothemeluara (SPAK dhe Gjykatat kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) pritet ta forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin. Në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, ” konstaton KE në raportin e tij.

Seancë në Kuvendin e Shqipërisë
                                                            Seancë në Kuvendin e Shqipërisë

Lufta kundër krimit të organizuar

Një kusht tjetër i plotësuar nga Shqipëria për konferencën e parë ndërqevetitare të BE është lufta kundër krimit të organizuar, ku ajo ka “një farë përparimi,” vërehet në raport. “Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të siguruar rritjen e ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, si dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive që burojnë nga krime e pasuri të tjera të pajustifikuara,” rekomandon KE.

Lidhur me të drejtat themelore të njeriut raporti i KE konstaton që Shqipëria është në përputhje me instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka zhvilluar kuadrin e saj ligjor në përputhje me standardet evropiane. Por për të drejtën e pronës, raporti i KE rekomandon që “të vazhdojnë përpjekjet për të çuar përpara procesin e regjistrimit dhe kompensimit të pronës”.

Me “një farë përgatitjeje e vlerëson raporti Shqipërisë edhe për të drejtën e shprehjes. Lidhur me paketën ligjore “Anti shpifje” raporti konstaton që “ndryshimet ligjore nuk janë në lartësinë e standardeve ndërkombëtare dhe parimeve të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime për rritjen e censurës dhe autocensurës dhe pengesat e mundshme ndaj lirisë së shprehjes në vend”. Raporti vëren që kjo paketë ligjore është duke u ripunuar nga maxhoranca qeverisëse sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Lidhur me plotësimin e kritereve ekonomike KE konstaton që Shqipëria është mesatarisht e përgatitur për ekonominë funksionale të tregut. “Ende nuk e ka përmirësuar sigurinë ligjore për biznesin. Pandemia COVID-19 i ka përkeqësuar dobësitë strukturore dhe rënia ekonomike e shkaktuar prej saj ka eliminuar disa nga arritjet”, vëren KE./DW/

Tags: ‘Komisioni Europian’raportishqiperia

TË LIDHURA

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier
Aktualitet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët
Politikë

Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët

20:36 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat
Aktualitet

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

18:43 | 14/01/2026
Next Post
Shpërthen greva e urisë në burgun 313, të dënuarit: Ushqimi skandaloz, dhomat me insekte

Shpërthen greva e urisë në burgun 313, të dënuarit: Ushqimi skandaloz, dhomat me insekte

Kryetarja e KLGJ: Të përshpejtohet ngritja dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë

Kryetarja e KLGJ: Të përshpejtohet ngritja dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë

”Basha mori makinë 130 mijë euro”, PD padit për shpifje Erion Veliajn

''Basha mori makinë 130 mijë euro'', PD padit për shpifje Erion Veliajn







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten
Showbizz

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

by mirseda
22:55 | 14/01/2026
0

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur...

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com