Katër shqiptarë dhe një pakistanez janë arratisur nga një burg grek. Pesë të burgosur janë arratisur nga një burg në Kretë. Të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias.
Mediat greke shkruajnë se të burgosurit u transferuan nga Athina të shtunën. Sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratiseshin. Autoritetet greke janë në ndjekje të tyre.