pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetvdcasinodeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobetmatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibomvdcasinojojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Katër deklarata problematike që lipset të marrin përgjigje

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Genc Pollo

“Lufta është tepër e rëndësishme për t’u a lënë gjeneralëve” është një thënie që i atribuohet Georges Clemenceau, kryeministrit francez që udhëhoqi vendin e tij dhe Antantën drejt fitores në Luftën e Parë Botërore.  Do të hezitoja shumë ta zbatoja urtësinë e tij për diplomatët që merren me Ballkanin, veçanërisht me problemet e ish-Jugosllavisë. Dhe me diplomatë këtu nënkuptojmë kryesisht ofiqarë evropianë dhe amerikanë që përpiqen të gjejnë zgjidhje për konflikte të përgjakshme deri te ngërçe të rrezikshme politike. Ne lipset të jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre sidomos kur ato kanë sukses.

Disa deklarata në një intervistë së fundmi të z. Christopher Hill, ambasadorit të SHBA-së në Serbi, me Këshillin Atlantik gjithësesi mu dukën problematike A (zbulesë: ai është një mik i mirë i imi në fillim të viteve 90 kur shërbente si  zv. ambasador në Tiranë). Chris Hill është njohës i rajonit me shumë përvojë në situata të vështira;  ai ka të drejtë në shumçka që thotë. Por disa nga pohimet e tij nuk qëndrojnë. Le t’i marrim këto çështje një nga një.

Çështja 1: “Nuk jam i sigurt se është një kritikë e vlefshme se Ballkani i Hapur është një përpjekje e Serbisë për të dominuar të tjerët. Kjo është thënë dekada më parë në BE për Gjermaninë, si tepër e madhe”.

Gjermania është qartazi e madhe; por në Bashkësinë Ekonomike Euroipiane fillestare me gjashtë anëtarë përfshi Francën e Italinë dhe në Bashkimin Europian aktual me 27 shtete anëtarë ajo e gjen veten në një strukturë të ekuilibruar për sa i përket fuqisë politike, peshës ekonomike dhe popullsisë.  Berlini ka shumë peshë, por nuk mundet të sundojë i vetëm. Shikoni Bankën Qendrore Europiane! Përveç kësaj pas luftës, Gjermania është një demokraci miqësore (për këtë lexoni më poshtë)

Ndryshe nga kjo, në një treshe të painstitucionalizuar si Ballkan i Hapur, Serbia do të sundonte faktikisht.

Çështja 2: “(Ballkani i hapur) mbështet standardet e BE-së, në aspektin e sundimit të ligjit, në aspektin e rregulloreve.

Mbetet e pakuptueshme pse mbështetësit e Ballkanit të Hapur heshtin për Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit. Ose thjesht e shtojnë në listën e inisitivave të vjetra e gjysëm të shuara. Procesi i Berlinit i ka të gjitha virtytet e pretenduara të Ballkanit te Hapur dhe asnjë nga anët e tij negative.  Pyetje e thjeshtë: a do t’i besonit ju  respektimit të standardeve të BE-së në një nismë të Ballkanit Perëndimor ku BE-ja (dhe SHBA-ja) është institucionalisht e përfshirë apo në një tubim periodik të disa autokratëve të korruptuar?  Sepse sado fasada Potjemkini të pikturojnë lobistët, Serbia dhe Shqipëria kanë avancuar shumë drejt autokracisë.

Çështja 3: “Unë do të thoja se marrëdhënia serbe me Shqipërinë është po aq e mirë sa ka qenë ndonjëherë në histori”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë/Jugosllavisë në përgjithësi kanë qenë gjithmonë të mira ose normale.  Ironikisht edhe gjatë qeverisjes së Enver Hoxhës dhe Josip Broz Titos. Ata tensionoheshin kur gjërat në Kosovë shkonin keq. Afrimi aktual mes Ramës dhe Vuçiqit është si të zgjidhësh një problem që nuk ekziston. Ky afrim nuk ka kontribuar për ndonjë “normalizim” mes Kosovës dhe Serbisë, e aq më pak njohjen reciproke. Për të mos thënë se e ka komplikuar statusin ndërkombëtar të Kosovës.

Çështja 4 “Por unë mendoj se, nëse shikoni shtrirjen e gjerë të kësaj çështjeje, nëse shikoni harkun e gjerë se ku po shkon Serbia, ajo po shkon drejt perëndimit. Ju vini në dukje anketat e tyre të opinionit që sugjerojnë se Serbia ka simpati për shumë serbë.  që shtrihen më tej në lindje… nëse shikoni se ku po shkojnë të rinjtë serbë për arsimimin e tyre për punë, për trajnimin e tyre dhe çfarë lloj modeli ata e shohin veten duke u fokusuar në të është shumë drejt Perëndimit”

Koha kur njerëzit në Perëndim besonin se globalizimi dhe angazhimi ekonomik do të zbutnin Kinën dhe Rusinë etj., duke i shtyrë ata të bëhen aktorë përgjegjës në një rend botëror të bazuar në rregulla i përket të shkuarës.

Dhe ne kemi parë kinezë dhe rusë, përfshi edhe fëmijët e nomenklaturës, duke shijuar jetën ose duke studiuar në Perëndim që kthehen në shtëpi për të përqafuar autokracinë dhe revizionizmin perandorak. Kjo  deri diku vlen edhe për Serbinë.  Sepse natyra e regjimit serb nuk ka ndryshuar shumë dhe propaganda e tij e ka bërë të vetën.

Nëse modeli i Serbisë së pas Millosheviqit do të zbatohej në Gjermaninë e pasluftës, do të thoshte të kishim Goebelsin si kancelar të Gjermanisë Perëndimore në vitet ’60;  i cili  do të refuzonte  të adoptonte qendrimet  perëndimore ndaj sovjetikëve.

Ky është realiteti dhe zbukurimi i tij nuk është i dobishëm.

Tags: ballkani i hapurGenc PolloSerbia

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Raportet e Sigurimit/Të dënuarit e Burrelit: “Sikur Mehmeti të kishte vr*rë Enverin, populli do ta përkrahte"

Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e sistemit TIMS

U raportua se sistemi TIMS nuk është rikthyer/Rama: Festë tallavaje për ekrane e portale, që s'duan t'ia dinë për publikun







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com