Pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë marrëdhënien e ngushtë që ka aktori i njohur i humorit Bes Kallaku me gjyshen e tij, Ijen.
Kjo e fundit është shndërruar dita-ditës në një personazh shumë të preferuar nga publiku i gjerë shqiptar. Së fundmi, Besi ka qenë i ftuar në emisionin “Late night show” me Kastro Zizon dhe ndër të tjera ai ka folur edhe për Ijen. Moderatori Kastro Zizo e ka prekur në pikë të dobët Besin, teksa e pyeti nëse e ka përdorur gjyshen për marketing, apo jo.
“Jo, jo. Nëse ka njeri që unë e kam pikë të dobët ajo është Ija. Dora e saj është kripë. Të gjithë shijen e bukës gjithë shijen e ushqimit, gjithë shijen e dashurisë ajo ta ushqen… dora e saj është sheqer. E futa në klip dhe filloi duke i pëlqyer. Pastaj ngaqë fillova duke e nxjerrë, filloi të dilte prapë se po i pëlqente, dhe pastaj hapi Instagram. Filluan i çuan dhurata, e ndalonin në Bubq edhe shqiptarë të Kosovës për ta takuar”, është shprehur Bes Kallaku.