Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kapet i rrezikshmi i Tiranës, s’do ta besoni çfarë fshihte në shtëpi

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kapet i rrezikshmi i Tiranës, s’do ta besoni çfarë fshihte në shtëpi

Policia ka finalizuar një tjetër operacion me sukses. Në sajë të operacionit të koduar “FRESKU”, uniformat blu të Tiranës kanë vënë në pranga një të ri, i cili posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. S., 27 vjeç, banues në Zall- Bastar, Selitë, Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij në rrugën “Qemal Deliu”, është gjetur një sasi lënde e dyshuar cannabis sattiva.

Menjëherë është ushtruar kontroll në banesën e tij, në rrugën “Muhamed Deliu”, ku është gjetur dhe një qese e mbushur me lëndë të dyshuar cannabis sattiva, gjithsej 836.6 gramë.

Ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë. Nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe të municionit luftarak.

Operacioni policor i koduar “FRESKU”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen lëndë narkotike, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Vihet në pranga një 27-vjeçar që posedonte dhe tregtonte lëndë narkotike dhe municion luftarak. Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri e municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan operacionin e koduar “FRESKU”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. S., 27 vjeç, banues në Zall – Bastar, Selitë, Tiranë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 4 Tiranë, janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi S. S., tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak.

Mbi bazën e këtyre informacione u organizua puna për kapjen e tij në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit S. S., në rrugën “Qemal Deliu”, është gjetur një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Menjëherë është ushtruar kontroll në banesën e tij, në rrugën “Muhamed Deliu”, ku është gjetur dhe një qese e mbushur me lëndë të dyshuar cannabis sattiva, gjithsej 836.6 gramë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Tags: operacioni Freskupoliciatirane

TË LIDHURA

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe holandeze mbërrijnë në KLP
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe holandeze mbërrijnë në KLP

08:56 | 11/12/2025
Aksident në aksin Fier- Levan, përplaset me autobusin, “Audi” përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Fier- Levan, përplaset me autobusin, “Audi” përfundon në kanal

08:51 | 11/12/2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë
Politikë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Next Post
Dora e gorillës lë gojëhapur vizitorët, duket kaq njerëzore

Dora e gorillës lë gojëhapur vizitorët, duket kaq njerëzore

Tragjedia që tronditi botën 15 vjet më parë, la pas 230 mijë viktima

Tragjedia që tronditi botën 15 vjet më parë, la pas 230 mijë viktima

Padia e Metës ndaj Dvoranit në dorën e SPAK

Padia e Metës ndaj Dvoranit në dorën e SPAK







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe holandeze mbërrijnë në KLP
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe holandeze mbërrijnë në KLP

by mirseda
08:56 | 11/12/2025
0

Sot do të zgjidhet kreu i ri i SPAK. Ekipet ndërkombëtarëve që do të monitorojnë procesin e...

Aksident në aksin Fier- Levan, përplaset me autobusin, “Audi” përfundon në kanal

Aksident në aksin Fier- Levan, përplaset me autobusin, “Audi” përfundon në kanal

08:51 | 11/12/2025
BE përshpejton riatdhesimet në fushatën kundër migrimit

BE përshpejton riatdhesimet në fushatën kundër migrimit

08:46 | 11/12/2025
Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

22:48 | 10/12/2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com