Policia italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 300 kilogram kanabis në brigjet e Barit. Në pranga ka përfunduar trafikanti, një italian rreth 26 vjeç nga Brindisi.
Pas kapjes dhe kontrollit të detajuar të gomones, policia italiane ka gjetur të fshehura në disa tuba rreth 262 kilogram kanabis.Media italiane ‘Ansa’ raporton se gomonia me drogë ka ardhur nga Shqipëria dhe nëse do hidhej në treg do kapte vlerën e 3 milionë eurove.
Policia italiane vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë të përfshirë si dhe saktësimin e origjinës së lëndës narkotike.